Follow us on:

LLadrovci takon Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës së Kroacisë në Shtutgart, Ivan Sabliq

Shtutgart, 25 shkurt 2018 - Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, Imer LLadrovci, zhvilloi takim pune me Ivan Sabliq, Konsull i Përgjithshëm dhe shef i Konsullatës së Kroacisë në Shtutgart.

Dy drejtuesit e Konsullatave, vlerësuan lartë marrëdhëniet tradicionale të mira ndërshtetërore dhe bashkëpunim e mirë në të kaluarën si model dhe traditë e mirë edhe për bashkëpunim më intensiv në të ardhmen.

Z. Lladrovci me Z. Sablić, u zotuan se do të vazhdojnë këtë bashkëpunim edhe në Baden-Württemberg ku të dyja vendet kanë edhe diasporë të fuqishme me interesa të përbashkëta.

Po ashtu, shefat e Konsullatave u dakorduan për organizime të përbashkëta në fushën e kulturës, sportit por edhe në aktivitetet diplomatike dhe bashkëpunim në lëmin e ekonomisë, me interes të përbashkët dhe vijim të traditës së marrëdhënieve të shkëlqyera, Kosovë-Kroaci.