Konsulli Lladrovci u prit në takim nga Massimo Darchini, Konsulli i Përgjithshëm në Konsullatën e Italisë në Shtutgart
Shtutgart, 25 shkurt 2019 - Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovciu prit në takim nga Massimo Darchini, Konsulli i Përgjithshëm në Konsullatën e Italisë në Shtutgart.Darchini e njohu homologun nga Kosova për shërbimet konsullore që kryhen në Konsullatën e Italisë në Shtutgart dhe aktivitetet e ndryshme diplomatike.
Po ashtu Lladrovci e falënderoi Konsullin e Përgjithshëm të Italisë dhe konfirmoi gatismërinë e bashkëpunimit në rrafshin konsullor dhe diplomatik duke thelluar marrëdhëniet ndërmjet konsullatave, me interes të përbashkët.