Follow us on:

Konsulli Lladrovci takoi konsullin e Përgjithshëm të Zvicrës në Shtutgart, Ernst Steinmann

Shtutgart, 27 shkurt 2019 - Shefi i Konsullatës të Republikës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovci, zhvilloi një takim pune me Ernst Steinmann, Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Zvicrës në Shtutgart.

Në takim, dy shefat e Konsullatave shkëmbyen praktikat dhe sistemet konsullore të dy shteteve në funksion të përvojave më të mira për t’ju shërbyer sa më mirë dhe me profesionalizëm qytetarëve.

Z. Steinmann dhe Z. Lladrovci, vlerësuan se raportet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, janë të mira dhe kështu do të vazhdojnë të mbesin edhe në të ardhmen, me interes për dy shtetet dhe qytetarët e dyja vendeve mike.

Konsujt Lladrovci dhe Steinmann, u dakorduan për të vazhduar dhe fuqizuar edhe më shumë raportet dhe praktikat konsullore, si dhe bashkëpunimin bilateral, në Baden-Würtemberg.