Follow us on:

Lladrovci takohet me udhëqësen e depertamentit për Riatdhesim, Sonja Skoplajk

Shtutgart, 27 shkurt 2019 - Udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart, Imer Lladrovci, zhvilloi takim pune me znj. Sonja Skopljak udhëqëse e depertamentit për Riatdhesim në Baden-Württemberg.

Në këtë takim, z. Lladrovci dhe znj. Skopljak, biseduan për numrin e shtetasve të Republikës së Kosovës që janë në procedurat për riatdhesim si dhe për trajtimin e tyre.

Z. Lladrovci u njoh nga udhëhqësja e Departamentit për Riatdhesim në Baden-Württemberg për shkaqet e emigrimit dhe procedurat e riatdhesimit.

Znj.Skopljak kërkoi nga shefi i Konsullatës Lladrovci të thellojë bashkëpunimin edhe me Departamentin për Riadhesim si dhe për një takim pune në mes të dy departamenteve në Shtutgart.

Z. Lladrovci dhe znj. Skopljak u pajtuan se emigrimi ilegal është tejet i dëmshëm dhe sjell pasoja të shumta për dy palët, duke sjell vështirësi edhe në çështjet familjare dhe shoqërore me çrregullimet dhe manifestimet e padëshiruara që sjell kjo dukuri negative.