Follow us on:

Musliu shënohet në librin e zisë për viktimat në Shri Lankë

Frankfurt am Main, 28 prill 2019 - Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu është shënuar në librin e zisë në Konsullatën e Përgjithshme të Shri Lankë në Frankfurt për t\'i nderuar viktimat e sulmit të këtij shteti.

Me këtë rast Musliu ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe solidaritet për familjarët e viktimave dhe të gjithë popullin e Shri Lankë për humbjen tragjike të afër 300 personave dhe plagosjen e mbi 500 .Musliu në emër të Konsullatës së Kosovës ka ngushlluar shefen e Konsullatës së Shri Lankë duke u solidoralizuar me të në këtë kohë të vështirë për të dhe popullin e saj.

Me këtë rast, Musliu u ftua nga Shefja e Konsullatës së Shirilankës në një takim njoftues në zyrën e saj duke e falënderuar Musliun për vizitën e saj në këto momente dhimbje për Shiriliankën si dhe u akorduan që në një të ardhme të afërt ta zhvillojnë një takim mes dy konsullatave.Konsullja e Përgjithshme, Fatmire Musliu në këtë vizitë ishte e shoqëruar nga konsulli, Fidan Ibrahimi.