Follow us on:

Mbahet turniri tradicional i futbollit ‘’Zejnullah Zejna“, Konsullja e Përgjithshme Fatmire Musliu nderohet me mirënjohje

Stuckenbrock, 1 maj 2019 – Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu e shoqëruar nga konsulli, Fidan Ibrahimi kanë marrë pjesë në turnirin tradicional të futbollit ‘’Zejnullah Zejna“ i cili u mbajt në Schloss Holte – Stuckenbrock të Gjermanisë.

Musliu me këtë rast falenderojë për ftesën organizatorët e këtij turniri tradicional ku ishin mbledhur mbi 3 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Musliu tha se Konsullata e Kosovës në Frankfurt do të mbetet gjithmonë pranë mërgatës dhe në mbeshtetje të vazhdueshme për të gjitha aktivitet që ata organizojnë, si ato sportive, kulturore, ekonomike, arsimore etj.

Pjesëmarrës në këtë turnir ishin edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, zëvendësministri i Diasporës, Isni Kila dhe kryetari i Komunës së Stuckenbrock, z. Landwehr.
Po ashtu organizatorët e turnirit tradicional të futbollit ‘’Zejnullah Zejna“ ndanë disa mirënjohje për pjesëmarrësit ku me këtë rast u nderua edhe Konsullja e Përgjithshme në Frankfurt, Fatmire Musliu pÄ—r angazhim dhe bashkëpunim në mbështetjen e këtij organizimi.

Në këtë turnir pjesëmarrëse ishin 40 ekipe futbolli ku fitues doli FC Kosova nga Frankfurti ndërsa kupën fituesit ia dorëzoj kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Ky turnir i organizuar nga mërgata jonë për të 20-ën herë me radhë mban emrin e dëshmorit Zejnullah Zejna i cili la Gjermaninë për t‘iu bashkuar radhëve të UÇK-së.

Zejnullah Zejna ra dëshmor por ai jeton në mendjen dhe zemrat e cdo bashkëatdhetari.
/p>