Follow us on:

Filmi nga Kosova "Nëntori i Ftohtë" fiton çmim Special në Festivalin e Filmit "goEast" në Wiesbaden të Gjermanisë

Wiesbaden, 16 prill 2019 - Në njërin prej Festivaleve më të njohura të filmit në Gjermani \"goEast\" që u mbajt në Wiesbaden të Gjermanisë, filmi nga Kosova me regji të regjisorit të njohur Kosovar, Ismet Siarines \"Nëntori i Ftohtë\" fitoi Çmim Special të juries.

Diplomatë nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Konsullata në Frankfurt kishin nderin të jenë nga përkrahësit e pranisë së artit filmik nga vendi ynë në këtë Festival prestixhioz. Të pranishëm në këtë festival ishin Konsullja e Përgjithshme e RKS në Frankfurt, Fatmire Musliu, Konsulli Fidan Ibrahimi dhe diplomatët e Ambasadës së RKS, Blerim A. Canaj dhe Shota Bukoshi.

Prezent në këtë ngjarje ishte edhe aktori dhe producenti i këtij filmi, Fatmir Spahiu.

Filmi Nentori i ftohtë na solli edhe njëherë në mendje fillimin e një periudhe që më vonë do të hynte në histori si aparteidi i fundit në Evropë.

Për t‘i treguar botës çfarë ndodhi në Kosovë ne na duhen sa më shumë filma si Nentori i ftohtë.

Në këtë Festival u prezuntuan dy filma nga Kosova.