Follow us on:

Konsullja e Përgjithshme Fatmire Musliu takim me përfaqësuesit e shoqatave dhe klubeve

Frankfurt, 8 prill 2019 - Me ftesë të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt u mbajtë takimi me shoqatat kulturore, klubet sportive dhe me përfaqësues të KASH-it. Me këtë rast Konsullja e Përgjithshme Fatmire Musliu ka felënderuar përzemërsisht të pranishmit të cilët iu kishin përgjigjur ftesës së Konsullatës.

Temë e diskutimit të këtij takimi ishte koordinimi mes mërgatës dhe Konsullatën në Frankfurt. Shqetësimi që ndanin të gjithë përfaqësuesit në këtë takim ishte trendi në rënie i numrit të nxënësve që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Me këtë rast shefja e Konsullatës, znj. Musliu kerkojë nga KASH-in që të shikon mundësinë e organizimit të një tryeze për të tematizuar çështjet e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Po ashtu një tjetër shqetësim që rezultoi me kritika konstruktive ishte edhe bashkëpunimi i deritanishëm me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht me Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Në fund të takimit Konsullja Musliu kërkojë nga të pranishmit që në adresë të Konsullatës të dërgohet profiliet e të gjitha shoqatave në mënyrë që Konsullata ta ketë një pasqyrë rreth organizimeve të mërgatës.

Nga Konsullata të pranishmit ishin edhe konsujt, Agron Maloku dhe Fidan Ibrahimi.