Follow us on:

Konsullja Musliu u prit nga Kryeministri i Hessen-it, Volker Bouffier

Wiesbaden, 15 maj 2019 - Konsullja e Përgjithshme në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu është pritur në Wiesbaden në një takim njoftues nga kryeministri i Hessen-it, Volker Bouffier

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe konsujt e përgjithshëm të vendeve tjera të cilët kanë marrë detyrën për të përfaqësuar vendet e tyre në Gjermani.

Gjatë takimit i cili zgjati dy orë, Bouffier zhvilloi bisedê me secilin konsull që ishin prezent. Ai preku temat relevante duke specifikuar fushat të cilat karakterizojnë marrëdhëniet e Gjermanisë, konkretisht Hessen-it, me secilin shtet veç e veç.

Me këtë rast konsullja Musliu përveç temave politike, si mungesa e liberalizimit të vizave dhe dialogu me Serbinë, në bisedë me Kryeministrin Bouffier, preku edhe temat dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe arsimit.

Në këtë kontekst konsullja Musliu foli edhe për shqetësimin kryesor të mërgatës e që është mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

Në fund të takimit, kryeministri i Hessen-it, Volker Bouffier ka felënderuar konsullen e përgjithshme, Fatmire Musliun për prezencën dhe bashkëbisedimin duke e quajtur të frytshëm dhe miqësor.