Follow us on:

Shërbimet Konsullore - Kopenhagë

Arton Krasniqi - Konsull



Shërbimet konsullore në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë

Mbështetur në legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, sidhe në aktet juridike ndërkombëtare në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë, për veç tjerash ofrohën këto këto shërbime:

- Lëshimin e fletudhëtimeve për kthim për shtetasit e Kosovës;

- Pranimin dhe përpunimin e kërkesave për pajisje me Letërnjoftim;

- Pranimin dhe përpunimin e kërkesave për pajisje me pasaportë të Kosovës;

- Pranimin dhe përpunimin e kërkesave për fitimin e shtetësisë së Kosovës, pranimin e kërkesave për lirim (humbjen) nga shtetësia e Kosovës si dhe kërkesa dhe ankesat për shtetësi drejtuar Komisionit për Shtetësi dhe Komisionit të Ankesave për Shtetësi;

- Pranimin dhe përpunimin e kërkesave për regjistrimin e fakteve të lindjeve, martesave dhe vdekjeve në Gjendjen Civile të Republikës së Kosovës, pajisja e shtetasve me dokumente te Gjendjes Civile;

- Ndihma juridike për shtetasit e Republikës së Kosovës konform Konventës së Vjenës për marrëdhënie konsullore (1963).

Aplikimi për fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
- Kërkesa;
- 2 fotografi;
- Kopja e një dokumenti të identifikimit;
- Kopja e lejës së qëndrimit;
- Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
- Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
- Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
- Dëshmia e taksës prej 40 € paguar në DKK

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën;
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Aplikimi për letërnjoftim
Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):

- Ekstrakti i lindjes
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
- Taksa 50€ paguar në DKK

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
- Ekstrakti i lindjes;
- Letërnjoftimi i vjetër dhe
- Taksa 50€ paguar në DKK

Në rast të humbjes/konfiskuar:
- Kopja e LTNJ, ose pasaportës
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
- Taksa 50€ paguar në DKK

Pasaporta

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

- Letërnjoftimi i RKS-së dhe
- Taksa 150€ paguar në DKK

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
- LTNJ
- Pasaporta e vjetër
- Ekstrakti i lindjes
- Taksa 150€ paguar në DKK

E humbur/konfiskuar:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
- Taksa 150€ paguar në DKK

E dëmtuar/fletë e mbushura:
- LTNJ
- Ekstrakti i lindjes
- Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
- Taksa 150€ paguar në DKK

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
- Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
- LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
- Taksa 100€ paguar në DKK


Të dhënat bankare:

Account name: Consulate of Kosovo
Account holder address: Frederiksholms Kanal 4, st.tv1220, Copenhagen K
Bank name: DANSKE BANK
Bank address:Holmens Kanal 2-12 DK-1092, Copenhagen K
Reg.nr. 4001
Account no. 12545215
IBAN: DK58 3000 0012 5452 15
SWIFT-BIC: DABADKKK

Për marrjen e shërbimeve konsullore fillimisht duheni të caktoni termin:

Email: consulate.copenhagen@rks-gov.net

arton.krasniqi@rks-gov.net

Tele: +45 33327155

Në raste urgjente!

Mob: +45 50336755

Orari i punës Hënë-Enjte 9:30-12:00 paradite kurse pasdite 14:00-16:00

Adresa: Frederiksholms Kanal 4, st.tv 1220 Copenhagen K, Kingdom of Denmark