Follow us on:

SHËRBIMET KONSULLORE – DÜSSELDORF

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf 


Në kuadër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Düsseldorf funksionon shërbimi i marrëdhënieve me publikun. Ky shërbim i ofron ndihmë shtetasve të Kosovës për zgjidhjen e problemeve të natyrës konsullore. 


Shërbimi i marrëdhënieve me publikun mund të kontaktohet në:


Adresa:
Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf
Tel: 0211 54 222 222
Fax: 0211 54 222 229
Email: 
consulategeneral.dus@rks-gov.net 

 

Orari i punes:
Hënë - Enjte:  9:30-12:00 / 14:00-16:30
E Premte: 09:30 – 12:00


Ju informojmë, që gjatë festave shtetërore të Republikës Federale të Gjermanisë  dhe ato  të Republikës së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf është e mbyllur!

 

Seksioni konsullor ofron shërbimet konsullore si në vijim:
- Regjistrimi i të porsalindurve
- Regjistrimi i vdekjeve
- Regjistrimi i martesave
- Lirimi nga shtetësia
- Aplikimi për pasaportë të re (vetëm për qytetarët e Kosovës të cilët posedojnë letërnjoftim të Republikës së Kosovës)
- Laisser-passer (Dokument udhëtimi njëdretimësh për në Kosovë)

 

Aplikim për Pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeçare

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Gjermani mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Düsseldorf.

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:
-    Letërnjoftimi i RKS-së dhe
-    Taksa 100 €

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
-    LTNJ
-    Pasaporta e vjetër
-    Taksa 100 €

E humbur/e konfiskuar:

-    LTNJ
-    Raporti i policisë lidhur me humbjen gjegjësisht raporti i konfiskimit dhe
-    Taksa 100 €

E dëmtuar/ fletë e mbushur:
-    LTNJ
-    Pasaporta e dëmtuar/e mbushur dhe
-    Taksa 100 €

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:

-    Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
-    LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
-    Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
-    Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
-    Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
-    Taksa 80€

 

Aplikimi për letërnjoftim

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
-    Ekstrakti i lindjes
-    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK.ut, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
-    Taksa 40€.

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Letërnjoftimi i vjetër dhe
-    Taksa 40€.

Në rast të humbjes/konfiskuar:
-    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
-    Ekstrakti i lindjes
-    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
-    Taksa 40€

 

Fletudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
-    Kërkesa;
-    2 fotografi;
-    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
-    Kopja e lejës së qëndrimit;
-    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
-    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
-    Ose një dokument tjetë që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
-    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€,

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën   
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme të RKS-së në München;

Vëni re:
Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit, dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

 

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

- Kërkesa
-Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim, ekstraktet e lindjes dhe çertifikatën e  martesës)
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

- Kërkesa
- Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
- Një kopje të certifikatës internacionale  të lindjes së fëmijës
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
       
- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

 

Regjistrimi i faktit të martesës

Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen këto dokumentet si në vijim:

- Kërkesa
- Ekstraktet e lindjes
- Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
- Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës (pasaporta);
- Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (nëse njëri bashkëshort është shtetas i huaj pasaporta);
- Certifikatë origjinale internacionale  të martesës
- Kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj, atëherë kërkohet Certifikata e lindjes
- Taksa prej 30€

 

Regjistrim vdekje

Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes së një shtetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë, kërkohen këto dokumente si në vijim:

- Kërkesa
- Certifikatën internacionale origjinale të vdekjes së shtetasit;
- Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë
- Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës

Formularin i kërkesës për regjistrimin e vdekjes

 

Lirimi nga shtetësia e Kosovës

Dokumentet që nevoitet për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të rriturit mbi 18 vjeç.
-    Garancioni se do të merrni shtetësinë gjermane (Einbürgerungszusicherung);
-    Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung);
-    Dëshminë se nuk jeni nën hetime (Führungszeugnis)

Të tre këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe

Dokumentet e poshtëshënuara duhet të sillen nga Kosova:
-    Një dokument valid të identifikimit;
-    Ektrakt i lindjes;
-    Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës;
-    Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë;
-    Dëshminë nga Qendra Komunale për Pune Sociale. që janë përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit;
-    Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Themelore;
-    Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e policisë së Kosovës;
-    Taksa 50,-€ për aplikim;

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe në kopje!

Asnjë dokument nga Kosova nuk duhet të jetë më i vjetër se 4 muaj!

Procedura deri ne lëshimin e vendimit mund të zgjas 1-3 muaj.

Pas arritjes së vendimit për lirim nga shtetësia e Kosovës, duhet të paguhet taksa prej 400,-€!


Dokumentet që nevoiten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të miturit nën moshen 18 vjec!                   
-    Garancioni se do të merrni shtetësinë gjermane ( Einbürgerungsurkunde)
-    Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung);
( Këto dy dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe)

Dokumentet e poshtëshënuara duhet te sillen nga Kosova:
-    Ekstrakti i lindjes i RKS-së
-    Ekstraktet  e lindjes i të dy prindërve
-    Certifikaten e marteses
-    Kopjen e letërnjoftimit apo te pasaportës së RKS-së nëse i mituri e posedon;
-    Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve;
-    Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë te noteri se prindërit janë të pajtimit që fëmiu i tyre të lirohet nga shtetësia e Kosovës (e përkthyer në gjuhen shqipe)
-    Nga mosha 14 vjecare prezenca e fëmiut gjatë aplikimit është e domosdoshme si dhe prezenca e dy prindërve
-    Nëse fëmiu është nën moshën 14 vjeçare, dhe njëri prind është i liruar nga shtetësia e Kosovës, atëherë është obligative që njëri prind ta dëshmojë me anë të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës
-    Taksa 50,-€ për aplikim

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe 1x kopje!

Asnjë dokument nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj!  

Pas marrjes së vendimit për lirim nga shtetësia paguhet taksa prej 200€!

 

 

Fitimi i shtetësisë së Kosovës

Dokumentet që nevojiten për aplikim për fitim shtetësie
-    Certifikata Internacionale e lindjes
-    Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose certifikatën e gjendjes martesore;
-    Certifikatën familjare
-    Kopje e dokumentit të identifikimit
-    Certifikata e vendbanimt në shtetin ku banon (e përkthyer në gjuhen shqipe)
-    Ekstraktet e lindjes së prindërve
-    Kopjet e pasaportave të prindërve
-    Dëshminë që nuk është nën hetime penale nga Policia e Republikës së Kosovës
-    Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale nga Gjykata themelore e Republikës së Kosovës
-    Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale në Gjermani, (Führungszeugnis) jo më të vjetër se 6 muaj
-    Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës ë Kosovës
-    Referenca të personave që jetojnë në Kosovë dhe që janë në gjendje të dëshmojnë lidhjet e ngushta familjare
-    Dëshmi që posedon prona të paluejtshme në Republikën e Kosovës apo aktivitet ekonomike
            
Për të miturit duhen edhe këto dokumente
-    Certifikata e vendbanimit (Meldebescheinigung);
-    Kopjen e një dokumenti me foto valid të identifikimit;
-    Ekstraktet e lindjes së prindërve si dhe certifikata e martesës e Kosovës
-    Kopjet e pasaportave të prindërve
-    Deklarata e prindërve dhënë te noteri se janë të pajtimit që fëmiu i tyre të fitoj shtetësinë e Kosovës
-    Deklarata e aplikuesit se është i pajtimit të pranoj shtetësinë e Kosovës
-    Referenca e personave që jetojnë në Kosovë që dëshmon lidhjet familjare ose dëshmi të pronës në Kosovë
-    Pagesën e taksës prej 50€
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme në Mynih dhe prezent duhen të jenë edhe të dy prindërit
-    Pasi të merrni vendimin për fitim shtetësie paguhet taksa prej 100€ për personat nën moshën 18 vjeçare ose 250€ mbi 18 vjeç.

 

Vërtetime të çdo lloji

Konsullata e Përgjithshme në Düsseldorf lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.  

Pagesa e taksës prej 20€

 

Taksat konsullore

I. Taksa për letërnjoftim (ID)

1. Letërnjoftim

40 €

2. Fletudhëtimi për kthim

30 €

3. Pasaporta mbi 18 vjeç

100 €

4. Pasaporta për të mitur

80 €

5. Regjistrimi i faktit të lindjes

30 €

6. Regjistrimi i faktit të martesës

30 €

7. Regjistrimi i faktit të vdekjes,

pa pagesë

8. Pajisja me certifikatë /ekstrakt

20 €

8. Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia

50 €

9. Vendimi për fitimin e shtetësisë

250 €

10. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të mitur

100 €

11. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim

400 €

12. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur

200 €

13. Vërtetime të çdo lloji

20 €

14. Vendosja e fotos në certifikatë

10 €