Follow us on:

Interesimi për shtetasit e Kosovës

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

-    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
-    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
-    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

-    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
-    adresimin tek avokati mbrojtës apo
-    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

  1. A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale (ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë) në Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës?

Po. Ju mund të aplikoni për dokumentet personale ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin.

  1. A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale në ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë përmes Postës?

Jo. Aplikimi për dokumente personale nuk mund të bëhet përmes postës për arsye të fotografisë, shenjave te gishtave dhe nënshkrimit elektronik. Ju duhet të paraqiteni personalisht në Ambasade. Pas paraqitjes personale dhe përfundimit të aplikimit, Ambasada e Kosoves ne Berlin/Sherbimi Konsullor mund t’ju dërgoj përmes shërbimit postar dokumentet Tuaja, kur kjo kërkohet nga vetë pala/vetë Ju. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.

  1. Cili është orari i punës me palë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

Orari i punës me palë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin është si vijon: Nga dita e hënë deri në ditën e enjte nga ora 9:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00-17:00.

  1. A më duhet të bëjë termin për Shërbimet Konsullore në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

Po. Me përjashtim të rasteve emergjente, termini paraprak për të kryer shërbime në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor ne Berlin është i domosdoshëm. Termini mund të bëhet nëpërmjet numrit të telefonit si në vijim:  +49 (30) 240476911 dhe me Email (consulate.berlin@rks-gov.net) apo duke u paraqitur personalisht per te marr nje termin.

  1. Nëse kam një çështje emergjente çfarë duhet të veprojë?

Nëse çështja Juaj është e natyrës emergjente, atëherë Ju duhet të kontaktoni fillimisht numrin e  rregullt të telefonit të Ambasades se Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor ne Berlin      +49 (30) 240476911; numrin emergjent +49 179 36 70 536 apo edhe të paraqiteni drejtpërdrejt në Ambasade brenda orarit të caktuar me palë për të adresuar çështjen Tuaj.

  1. Kam provuar disa herë t’ju marrë në telefon, por, linja është e ngarkuar. Si duhet të veproj?

Ambasada e Repubikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor ne Berlin është e perkushtuar te ju pergjigjet ne cdo pyetje dhe kerkese tuajen. Perkunder vullnetit dhe dëshirës sonë e kemi të pamundur që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave/thirrjeve, sidomos në kohën e pushimeve. Kapaciteti aktual i linjës telefonike në Konsullatë është që të pranojë deri në gjashtëmbëdhjetë thirrje në të njëjtën kohë dhe ju duhet të prisni deri sa t’ju vije radha. Luteni, që mos ta humbni durimin, por, provoni deri sa të keni mundësinë që të lidheni apo nëse kjo ju duket e pamundur shkruani email ose paraqituni edhe personalisht në Ambasade nëse çështja Juaj nuk pret.

  1. Nga cila moshë mund të aplikojë për pajisje me ID/Letërnjoftim?

Aplikimi për ID/Letërnjoftim bëhet për personat nga mosha 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare sipas Udhëzimit Administrativ për pajisje me letërnjoftim të MPB-së dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.

  1. Brenda çfarë periudhe kohore rregullohet Pasaporta dhe Letërnjoftimi nga momenti i aplikimit në Ambasade dhe a duhet ta thërras prapë Ambasaden për t’u interesuar nëse Letërnjoftimi dhe Pasaporta janë të gatshme për tu tërhequr?

Nga momenti i aplikimit në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor ne Berlin, Letërnjoftimi dhe Pasaporta Juaj mund të jenë të gatshme për t’u tërhequr brenda një periudhe kohore nga dy-javë deri në një muaj. Ju nuk keni nevojë që të thirrni Ambasaden prapë për të pyetur nëse ato janë të gatshme për t’u tërhequr sepse kur ato janë të gatshme për t’u tërhequr Ju do të pranoni nga ne dy sms – një për Letërnjoftimin Tuaj dhe një për Pasaportën Tuaj. Afati ligjor për lëshimin e dokumenteve të identifikimit nga posti konsullor është jo më vonë 30 (tridhjetë) ditë, me përjashtim të problemeve teknike apo kur rastet janë në shqyrtim në komision.

  1. Si mund të bëhet tërheqja/marrja e Dokumenteve ID/Letërnjoftimit dhe Pasaportës në Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Berlin?

Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet duhet të bëhet nga njëri prind, përkatësisht nga përfaqësuesi i tij ligjor ose personi i autorizuar nga prindërit, duke prezantuar dokumentet në vijim: Dokument identifikues të prindit, përfaqësuesit ligjor ose personit të autorizuar; dhe dëftesën e formularit të aplikimit për pasaportë të (fëmijës). Aplikuesit nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjet mund të bëjnë tërheqjen e pasaportës personalisht.

Në ndërkohë, tërheqja e Letërnjoftimit dhe Pasaportës për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet duhet ta bëj aplikuesi personalisht ose me autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo organi kompetent.  Me rastin e tërheqjes së letërnjoftimit/pasaportës i autorizuari duhet të paraqes dëshminë për aplikim, dokumentin identifikues dhe të nënshkruhet në evidencën e fletëpranimit. Nëse në momentin e aplikimit ju kërkoni vetë dhe jeni të pajtimit që Letërnjoftimi dhe Pasaporta t’ju dërgohen nëpërmjet Shërbimeve Postare nga Ambasada e Republikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor, atëherë kjo është e mundur. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.

  1. Sa është taksa konsullore për aplikimin për Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

Taksa konsullore për Letërnjoftim është 40 EUR, ndërsa për Pasaportë 100 EUR për personat mbi moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet. Ndërkaq, për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet taksa konsullore është 80 EUR.

  1. Ku mund ta bëjë pagesën për Shërbimet Konsullore që ofrohen nga Ambasada e Republikes se Kosoves?

Pagesa për Shërbimet Konsullore, që ofrohen nga Ambasada mund të bëhen në Ambasade nëse Ju keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt rreth 10 minuta ecje në këmbë nga Ambasada.

  1. Cila është adresa e Ambasades së Republikës së Kosovës/Sherbimet Konsullor në Berlin?

Adresa e Ambasades së Republikës së Kosovës në Berlin është si më poshtë:

Koenigsallee 20A/20B, 14193  Berlin

  1. A ka hapësirë parkingu afër Ambasades se Republikes se Kosoves/Sherbimit Konsullor në Berlin?

Afër godinës së Ambasades së Republikës së Kosovës/Sherbimit Konsullor ekziston një parking për vizitorë dhe Ju mund të parkoheni aty nëse parkingu është i lirë. Në rrugën e njëjtë ekziston zona e parkingut, ku ju mund të parkoheni duke i respektuar rregullat për përdorimin e këtij parkingu.

  1.  A mund të aplikojë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së Pasaportës?

Personat që nuk posedojnë Pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës biometrike, pavarësisht prej afatit të vlefshmërisë së tyre. Ndërsa, personat që posedojnë pasaportë të Republikës së Kosovës, mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës së re dymbëdhjetë (12) muaj para skadimit të afatit të vlefshmërisë.

  1. Cilat janë procedurat dhe çfarë dokumente më nevojiten për tu pajisur me ID/Letërnjoftim të Republikës së Kosovës në Ambasaden/Sherbimin Konsullor të Kosovës në Berlin?

Procedurat e aplikimit për ID/Letërnjoftim janë të renditura si më poshtë, varësisht prej rastit Tuaj. Gjithashtu, në procedurat e mëposhtme janë të specifikuara edhe dokumentet, të cilat kërkohen në rastin kur ju aplikoni për Letërnjoftim për herë të parë; në rastin e humbjes/dëmtimit apo konfiskimit; atë për ndryshimin/ripërtëritjen e të dhënave personale si dhe ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës.

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR ID/LETËRNJOFTIM

Procedura e aplikimit për letërnjoftim për herë të parë

Për t’u pajisur me letërnjoftim për herë të parë, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:

Ekstraktin e lindjes së Republikës së Kosovës;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 40 EUR. (Pagesa bëhet në Konsullatë nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

Procedura e aplikimit për letërnjoftim në rastet e humbjes/dëmtimit/konfiskimit

Për tu pajisur me letërnjoftim në rast të humbjes/dëmtimit/konfiskimit, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:

Ekstraktin e lindjes së Republikës së Kosovës;

Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston;

Raportin e policisë/gjykatës në rastet e humbjes/konfiskimit;

Letërnjoftimin e dëmtuar, në rastet e dëmtimit të letërnjoftimit;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 40 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë kartel bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada/Sherbimi Konsullor).

Pajisje me letërnjoftim për ndryshimin/ripërtëritjen e të dhënave personale

Për t’u pajisur me Letërnjoftim të Republikës së Kosovës, me rastin e ndryshimit/ripërtëritjes së të dhënave personale, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:

Letërnjoftimin e vjetër, i cili duhet të invalidohet;

Ekstraktin e lindjes me të dhënat aktuale;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 40 EUR.  (Pagesa bëhet në Ambasade/Sherbimin Konsullor nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada/Sherbimi Konsullor).

Ndërrimi i letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës

Për të bërë ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës, aplikuesi duhet te paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin në vijim:

Ekstraktin e lindjes;

Letërnjoftimin e UNMIK-ut (Nëse aplikuesi e posedon);

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 40 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada/Sherbimi Konsullor).

 

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR PASAPORTË

  1. Cilat janë procedurat dhe çfarë dokumente më nevojiten për tu pajisur me Pasaportë të Republikës së Kosovës në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

Pajisja me pasaportë për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet

Për t’u pajisur me pasaportë për herë të parë, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht dhe i shoqëruar nga dy prindërit në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:

Ekstraktin e lindjes;

Kopjen e letërnjoftimit valid për aplikuesit nga mosha 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet;

Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shofer);

Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me certifikatën e vdekjes;

Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë;

Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (vendimin mbi kujdestarinë);

Autorizimin/deklaratë  të vulosur nga noteri përkatësisht organi kompetent, nëse mungon njëri prind;

Deklaratën e prindit të vulosur nga noteri ose organi kompetent i cili deklaron në përgjegjësi penale dhe materiale se nuk e di vendbanimin e prindit tjetër ose refuzimin e paarsyeshëm nga ana e prindit;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 80 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

Pajisja me pasaportë për personat mbi moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet

Për t‘u pajisur me pasaportë për herë të parë, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:

Kopjen e letërnjoftimit (të dhënat duhet të figurojë në sistemin e regjistrit qendror të gjendjes civile);

(Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 100 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

Pajisje me pasaportë të humbur/dëmtuar/konfiskuar

Për t’u pajisur me pasaportë në rast të humbjes/dëmtimit/konfiskimit, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin në vijim:

Kopjen e letërnjoftimit për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet;

Raportin e policisë ose organit kompetent në rastet e humbjes;

Në rastet e konfiskimit vendimin e gjykatës mbi lejimin për t‘u pajisur me pasaportë të re;

Pasaportën e dëmtuar, në rastet e dëmtimit të pasaportës;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 100 EUR.  (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

Pajisja me pasaportë në rast të ndërrimit/ripërtëritjes së të dhënave

Për t‘u pajisur me pasaportë në rast të ndërrimit/ripërtëritjes së të dhënave, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:

Kopjen e letërnjoftimit më të dhëna aktuale për personat mbi moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet;

Pasaportën e vjetër (e cila duhet invalidohet);

Për personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet zbatohen procedurat sipas Nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2015;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim. Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 100 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

Pajisja me pasaportë në rast të fletëve të mbushura

Për t’u pajisur me pasaportë në rast të fletëve të mbushura me viza dhe vula kufitare, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:

Kopjen e letërnjoftimit valid për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet;

Pasaportën e vjetër të mbushur, e cila duhet të invalidohet;

Për personat nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet zbatohen procedurat sipas Nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2015;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 100  EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

 

 

 

LËSHIMI I DOKUMENTIT TË UDHËTIMIT PËR KTHIM (FLETUDHËTIM)

  1. Çfarë mundësi kam që të udhëtojë për në Republikën e Kosovës, nëse Pasaporta ime më ka humbur, është dëmtuar, më ka skaduar/i ka dalur afati apo nëse kam një fëmijë të sapolindur (shtetas) i Kosovës, i cili ende nuk është i regjistruar në Kosovë?

Në rastet e sipërpërmendura apo edhe në raste të tjera emergjente apo humanitare Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar të lëshojnë Dokument Udhëtimi për Kthim në Republikën e Kosovës (Fletudhëtim njëdrejtimësh) për shtetasit e Republikës së Kosovës. Afati i këtij dokumenti është 30 ditë nga data e lëshimit. Ju mund të udhëtoni me këtë dokument nëpërmjet rrugëve tokësore apo ajrore dhe pastaj të bëni aplikimin për Pasaportë në Republikën e Kosovës. Ju lutem, keni parasysh që ky dokument është vetëm për të shkuar në Republikën e Kosovës dhe nuk vlen për kthim.

Për t’u pajisur me Fletudhëtim në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin, aplikuesi duhet të dorëzoj këto dokumente:

Formularin e plotësuar sipas shtojcës I të këtij Udhëzimi Administrativ (Formulari merret në Konsullatë);

Raportin e policisë ose të autoriteteve përkatëse të shtetit pranues, që konfirmon se Pasaporta është humbur/vjedhur/konfiskuar;

Kopjen e dokumentit të Republikës së Kosovës që dëshmon shtetësinë e aplikuesit dhe kopjen e një dokumenti me foto (lejen e qëndrimit, patentë shoferin) që dëshmon identitetin e aplikuesit;

Dokumentin (Pasaportën), nëse është i dëmtuar;

Dy fotografi të standardit ICAO (Organizata Ndërkombëtare për Aviacion Civil) ;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
 Kërkesa (Formulari i Kërkesës merret në Konsullatë),
 Kopjet e pasaportave të prindërve;
 Dy fotografi të formatit standard për pasaportë
 Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;

 Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

Aplikimi bëhet personalisht në Ambasade.


Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm 30 ditë nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

 

 

 

 

REGJISTRIMI I LINDJEVE

  1. Më ka lindur një fëmijë në Republiken Federale te Gjermanise. A mund ta regjistrojë fëmijën e posalindur në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin, cila është procedura dhe çfarë dokumente më nevojiten?

Po. Ju mund ta regjistroni fëmijën e posalindur në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin. Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin pranon kërkesat për regjistrimin e fakteve të lindjes (deri në moshën 14-vjeçare) me pranimin e fletëkërkesës, sipas shtojcës III për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë. (Fletëkërkesa merret në Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin).

Regjistrimi i lindjes përmes deklarimit konform neneve 34 dhe 35 të Ligjit për Gjendjen Civile dhe lindja mund të deklarohet, nga njëri prind, personi madhor i familjes, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, përfaqësues të nënës me prokurë të posaçme dhe personat e autorizuar konform paragrafit 2 të nenit 34 të Ligjit për Gjendjen Civile.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e lindjes:

Kur fëmija është i lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës:

Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit (Geburtsregister);

Ekstraktet e lindjes së prindërve;

Kopjet e dokumenteve të identifikimit (pasaportë apo letërnjoftim) të dy prindërve;

Prezencën e njërit prind;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

Kur fëmija është i lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga njëri prind shtetas i Kosovës, dhe prindi tjetër shtetas i huaj ose shtetësi të panjohur:

Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;

Kopjet e dokumenteve identifikuese të prindërve;

Pëlqimin me shkrim nga prindi me shtetësi të huaj ose shtetësi të panjohur për

regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri ose organi kompetent;

Prezencën e dy prindërve ose dëshminë ligjore në mungesë të njërit prind;

Përjashtim nga paragraf 4 i këtij Neni, regjistrimi i fëmijëve mbi moshën 14-vjeçare duhet të realizohet përmes procedurës së fitimit të shtetësisë;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

Kur fëmija është i lindur jashtë territorit Kosovës nga njëri prind shtetas i Kosovës ndërsa tjetri nuk dihet:

Kopjen të certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që përfshinë shtetasin e Kosovës si

prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Kopjen e dokumentit të vlefshëm të identifikimit të nënës;

Ekstraktin e lindjes së nënës;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

 

REGJISTRIMI I MARTESAVE

  1. A mund ta regjistrojë martesën në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin, cila është procedura dhe çfarë dokumente më nevojiten?

Po. Në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin mund të bëhet regjistrimi i martesave të lidhura jashtë territorit të Kosovës në mes dy shtetasve të Republikës së Kosovës dhe në rastet kur njëri shtetas është i huaj. Për të bërë regjistrimin e martesës njëri nga bashkëshortët duhet të paraqitet personalisht në Postin Konsullor dhe të sjell dokumentacionin si në vijim:

Certifikatën origjinale internacionale të martesës (Eheregister);

Kopjet e dokumentit të vlefshëm identifikues të dy bashkëshortëve;

Ekstraktin e lindjes të bashkëshortit me shtetësi të Kosovës;

Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (Pasaportë);

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasade).

Regjistrimi i martesave mes dy shtetasve kosovar

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar të bëjnë lidhjen e martesave në mes dy shtetasve të Republikës së Kosovës, me këtë rast bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten personalisht në Ambasaden e Kosoves ne Berlin dhe të sjellin dokumentacionin si në vijim:

Letërnjoftimet ose pasaportat valide të Republikës së Kosovës;

Ekstraktet e lindjeve të Republikës së Kosovës të dy bashkëshortëve;

Dëshmi/vërtetim vendbanimi që dëshmon statusin martesor të bashkëshortëve në shtetin e jashtëm (kapacitetin martesor);

Nëse shtetasi është nën moshën madhore, kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe vendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada). 

Regjistrimi i martesave kur njëri është shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar të bëjnë lidhjen e martesave jashtë territorit të Kosovës në mes shtetasit të Republikës së Kosovës dhe shtetasit me shtetësi tjetër, me këtë rast bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten personalisht në Ambasaden e Kosoves ne Berlin dhe të sjell dokumentacionin si në vijim:

Letërnjoftimin ose pasaportën valide të Republikës së Kosovës;

Kopjen e pasaportës së vlefshme të shtetasit të huaj;

Ekstrakti e lindjes të shtetasit të Kosovës;

Certifikata e lindjes ose dokument i barasvlershëm që vërteton të dhënat e lindjes së shtetasit të huaj;

Dëshmi/vërtetim vendbanimi që dëshmon  statusin martesor të bashkëshorteve në shtetin e jashtëm (kapacitetin martesor);

Nëse shtetasi është nën moshën madhore, kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe vendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

 

REGJISTRIMI I VDEKJEVE

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar të bëjnë regjistrimin e fakteve të vdekjes të ndodhura jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Deklarimi/njoftimi mund të bëhet nga:

 

Çdo pjesëtar madhor i familjes së të vdekurit;

Personat më të afërt të familjarit të të vdekurit;

Për personat pa të afërm ose për kufomat e gjetura, deklarimi/njoftimi bëhet nga personi i autorizuar ose nga institucioni kompetent në territorin ku ka ndodhur vdekja;

Për personat e vdekur, të cilët nuk kanë të regjistruar lindjen, së pari duhet regjistruar lindja pastaj vdekja.

Deklaruesi duhet të sjell dokumentacionin si në vijim:

 

Certifikatën ndërkombëtare origjinale të vdekjes së shtetasit ose certifikatën e vdekjes së lëshuar nga institucioni përkatës në vendin ku ka ndodhur vdekja;

Kopjen e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur;

Dokument personal identifikimi të deklaruesit.

 

Shënim: Për këtë Shërbim Konsullor nuk aplikohet pagesë.

 

 

PAJISJA ME DOKUMENTET E GJENDJES CIVILE

  1. A mund të nxjerr/pajisem me dokumente të Gjendjes Civile (Certifikata/Ekstrakt) në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin?

Po. Nëse Ju jeni i regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, Ju mund të merrni/pajiseni me dokumente të Gjendjes Civile në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin, duke u bazuar në Ligjin për Gjendje Civile dhe në Udhëzimin Administrativ për dokumentet e gjendjes civile. Nëse ju nuk jeni i regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, atëherë Ju duhet ta kontaktoni personalisht Komunën Tuaj dhe të kërkoni nga ata që t’ju fusin në sistem elektronik të gjendjes civile.

Dokumentet, që ju mund t’i nxirrni në Ambasade nëse ju jeni i regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile:

Certifikatën e lindjes;

Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;

Certifikatën e shtetësisë;

Certifikatën e martesës;

Certifikatën e vdekjes;

Certifikatën e vendbanimit;

Certifikatën e gjendjes martesore;

Deklaratë për bashkësinë familjare;

Vërtetim nga arkivi;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për njërin nga këto shërbime (pajisje me dokumente të Gjendjes Civile(Certifikata/Ekstrakt) në vlerën prej 20 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

  1. Kam planifikuar që të shkojë për pushime në Republikën e Kosovës nëpërmjet rrugëve tokësore, por, fëmijët nuk kanë letërnjoftim, pasi që janë nën moshën 16 vjeçare. Për kalim transit nëpër territorin e Serbisë më kërkohet Certifikata e Lindjes e Republikës së Kosovës me fotografi. Çka mund të më ndihmojë Ambasada e Kosoves ne Berlin?

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar që të lëshojë Certifikatat e Lindjes me fotografi për personat nën moshën 16 vjeçare, të cilët nuk kanë Letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

  1. A mund të aplikojë në Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës?

Po. Ambasada e Republikës së Kosovës pranon kërkesat e qytetarëve për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Paraqitja e kërkesës për fitim të shtetësisë duhet të bëhet personalisht, duke paraqitur dokumentet si në vijim:

Certifikatën e lindjes së aplikuesit;

Ekstraktin e lindjes, të prindit me shtetësi të Kosovës;

Pajtimi i fëmijës më i vjetër së 14 (katërmbëdhjetë) deri në 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;

Pajtimi me shkrim i prindit që nuk posedon shtetësinë e Kosovës, i noterizuar;

Certifikatën e martesës  të Kosovës;

Dëshmitë të lejes së qëndrimit të vlefshëm në Republikën e Kosovës për 5 (pesë) vjet;

Certifikata e martesës që dëshmon së paku 3 (tre) vite të lidhjes së martesës dhe së paku  1 (një) vit banim të ligjshëm në RKS para se të bëhet parashtrimi i kërkesës;

Dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra Komunale e Tatimit të Kosovës mbi përmbushjen e obligimeve tatimore;

 

Dokument që dëshmon kushte adekuate të banimit respektivisht mjete te mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vetë dhe personave për të cilët është përgjegjës;

Dëshmi që nuk është nën hetime dhe që nuk është i/e dënuar për vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente në RKS dhe organi kompetent i shtetit të huaj prej nga vjen parashtruesi i kërkesës respektivisht ku ai/ajo kanë pasur vendbanimin në 6 (gjashtë) muajt e fundit;

Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues  dhe juridik të Republikës së Kosovës;

 

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 50 EUR për aplikim, ndërsa 250 EUR me rastin e pranimit të vendimit. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

 

  1. A mund të aplikojë në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim?

 

Po. Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin pranon kërkesat e qytetarëve për humbje të shtetësisë së Republikës së Kosovës me lirim. Paraqitja e kërkesës për humbje të shtetësisë me lirim duhet të bëhet personalisht, duke paraqitur dokumentet si në vijim:

 

Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti tjetër apo garancionin se kjo shtetësi do t’i jepet;

Ekstraktin/Certifikatën e lindjes;

Kopjen e dokumentit të identifikimit valid;

Dëshmi për vendbanimin në shtetin e huaj;

Dëshmi për vendbanimin e fundit në Republikën e Kosovës;

Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra Komunale për Tatimin në Pronë (mbi përmbushjen e obligimeve tatimore);

Dëshminë nga Qendra komunale për pune sociale;

Dëshmi të lëshuar nga policia dhe gjykata e Republikës se Kosovës, se aplikuesi nuk është nën hetime apo i dënuar për vepra penale;

Dëshmi të lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetin në të cilin aplikuesi ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se gjashtë  6 muaj, se aplikuesi nuk është nën hetime apo i/e dënuar për vepra penale;

Dëshmi nën betim që shtetasi që kërkon lirim, nuk është nëpunës civil (gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë etj.) dhe;   

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 50 EUR për aplikim, ndërsa 400 EUR me rastin e pranimit të vendimit. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

  1. A mund të bëhet aplikimi për lirimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës nga shtetësia i/e të miturve në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin?

Po. Paraqitja e kërkesës për humbje të shtetësisë me lirim për të miturit (nën moshën 18 vjet) parashtrohet përmes njërit nga prindërit, në të njëjtën kërkesë të parashtruar nga prindërit apo prindi në Ambasaden e Republikës se Kosovës ne Berlin, duke paraqitur dokumentet si në vijim:

Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti tjetër apo garancionin se kjo shtetësi do t’i jepet;

Ekstraktin e lindjes;

Kopjen e dokumentit të identifikimit të të miturit, nëse e posedon;

Ekstraktet e lindjeve të prindërve;

Dëshmi për vendbanimin në shtetin e huaj ku banon;

Dëshmi për vendbanimin e fundit të prindërve në Republikën e Kosovës;

Kopjet e dokumenteve të identifikimit të dy prindërve;

Pajtimi i të miturit më i vjetër se 14 (katërmbëdhjetë) deri në 18 (tetëmbëdhjetë) vjet;

Deklaratën e pajtimit me shkrim nga të dy prindërit e vërtetuar tek noteri;

Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 50 EUR për aplikim, ndërsa 200 EUR me rastin e pranimit të vendimit. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).

  1. Çfarë ndihme tjetër Konsullore dhe çfarë lloj vërtetimi mund të më lëshoj Ambasada?

Përveç shërbimeve konsullore të sipërpërmendura, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ofron edhe ndihmë konsullore për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e huaj, siç parashihet në Ligjin dhe Rregulloren për Shërbimin Konsullor të Republikës së Kosovës.

Përkitazi me këtë, Zyrtari konsullor mund të bëjë sipas kërkesës së ardhur me shkrim lëshimin e vërtetimeve të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por, nuk kufizohen vetëm në: vërtetim për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve; vërtetim mbi shtetësinë.

Lëshimi i vërtetimeve që ka të bëjë më konfirmimet e caktuara, bëhet vetëm pas pranimit të dokumentacionit përkatës të konfirmuar nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovë