Follow us on:

Mes Kosovës dhe Gjermanisë nënshkruhen dy Marrëveshje bilaterale

Nënshkruhen dy Marrëveshje bashkëpunimi mes Republikës se Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane Ministri i Punëve te Brendshme Bajram Rexhepi dhe Homologu i tij gjerman z. de Maizére nënshkruan marrëveshjen bilaterale për bashkëpunim ne fushën e sigurisë dhe marrëveshjen bilaterale për riatdhesim.

Ministri i Punëve te Brendshme te Republikës se Kosovës Z. Bajram Rexhepi ishte për një vizite njëditore ne Republikën Federale te Gjermanisë. Qëllimi i kësaj Vizite ishte nënshkrimi i dy marrëveshjeve bilaterale mes Gjermanisë dhe Kosovës. Ministri Rexhepi dhe Homologu i tij Z. Dr. De Maziére nënshkruan dje me 14. Prill 2010 ne prani te medieve Marrëveshjen  Bilaterale për Riatdhesim dhe Marrëveshjen Bilaterale për Bashkëpunim ne fushën e Sigurisë.

Ne kumtesën e Ministrisë Punëve te Brendshme te Gjermanisë,te lëshuar pas takimit te Rexhepi-de Maiziere thuhet se Marrëveshja e Sigurisë do te rrisë efikasitetin e bashkëpunimit gjermano-kosovar ne luftimin e krimit te organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar. Ajo do te jete një kontribut i larte për rritjen e sigurisë se brendshme ne te dy shtetet.

Gjate vizitës se delegacionit te MPB së Kosovës në  selinë e MPB të RF të Gjermanisë,në delegacionin kosovar të kryesuar nga Bajram Rexhepi, ishin edhe Ambasadori dr. Vilson Mirdita dhe Ministri Këshilltar Islam Spahiu.

Ministrit i Punëve të Brendshme Z. Bajram Rexhepi dhe delegacioni i tij më këtë rast vizituan edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin.