Follow us on:

Presidenti i Republikës së Kosovës Z. Dr. Fatmir Sejdiu vizitoi Republikën Federale të Gjermanisë

Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu me ftesë të Presidentit gjerman Dr. Horst Köhler bëri vizitën e tij të parë në Republikën Federale të Gjermanisë. Presidenti Sejdiu gjatë qëndrimit të tij në Gjermani u prit nga autoritetet me të larta shtetërore.

Me ftesën e Presidentit Gjerman Horst Köhler Presidenti i Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu, nga data 05 deri më 08 Maj 2010 ishte për vizitë shtetërore në Republikën Federale të Gjermanisë. Presidenti Sejdiu në këtë vizitë shoqërohej nga një delegacion i lartë ministror në të cilin bënin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme z. Skënder Hyseni, Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala, dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Lutfi Zharku. I shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës në Berlin z. Mirdita, gjatë kësaj vizite Presidenti Sejdiu takoi krerët më të lartë të shtetit gjerman. Presidenti Sejdiu dhe i gjithë delegacioni përcjellës më këtë rast vizituan edhe Ambasadën dhe Zyrën e shërbimit konsullor të Republikës së Kosovës në Berlin.

Gjatë kësaj vizite përveç takimeve me përfaqësues shtetëror Presidenti Sejdiu pati edhe takime me Fondacionin Körber, Fondacionin Konrad Adenauer dhe me Këshillin Lindor për Ekonomi. Ne fjalimin që mbajti në Fondacionin Konrad Adenauer ndër të tjera  Presidenti Sejdiu vuri në pah  sukseset e Republikës së Kosovës në këto dy vitet e fundit, rolin stabilizues të Kosovës për rajonin dhe synimet e Qeverisë për ndërtimin e institucioneve të mirëfillta demokratike.