Follow us on:

Me datën 06. Gusht 2010 ne Berlin filloi festivali i muzikës klasike: „ Young Euro Classic Festival Orchester Südosteuropa“.

Qëllimi i këtij Festivali i cili këtë vit në fokus ka Evropën Juglindore është që, krahas një niveli të lartë artistik, edhe përmes muzikës te arrihet një bashkëpunim dhe mirëkuptim me i madh ndërmjet popujve.

Orkestra numëronte 50 Muzikantë, të moshës 18-25 vjeç të cilët vinin nga Berlini, Beogradi, Cetina, Lubjana, Prishtina, Sarajeva, Shkupi dhe Zagrebi. Përzgjedhja e tyre ishte bërë nga shkollat e larta muzikore te vendeve pjesëmarrëse.

Pesë nga këta muzikantë te ri vinin nga Republika e Kosovës.

Projekti Spiegelklänge është një Projekt shumë kulturor, i cili në akademinë muzikore në Berlin për disa javë bashkon  muzikantë e ri nga vendet e ndryshme te Evropës Juglindore me studente gjerman te muzikës. Ky projekt realizohet nga Shoqata Rrethi Shoqëror i Orkestrave Rinore Evropiane  e cila ne vitin 2000 themeloi Festivalin Muzikor Young Euro Classic dhe qe atëherë ne muajin Gusht te çdo viti,( deri me tani rreth 1500), muzikanteve nga mbarë bota u ofron një Platformë te veçantë për shfaqjen e talentit të tyre dhe përveç kësaj kontribuon ne lidhjet e shëndosha ndërnjerëzor dhe në tejkalimin e vështirësive historike.

Ky Koncert përveç që mbahet në Berlin ku ndiqet nga shumë adhurues, sivjet do të mbahet edhe në një turne neper vendet nga vijnë këta muzikant te ri. Deri me tani janë siguruar koncerte ne Split, Cetine dhe Sarajevë. Mbajtja e një koncerti edhe ne Prishtinë do të varej nga sigurimi i shpenzimeve.

Ky koncert organizohet nen Patronazhin e disa figurave me eminente te artit dhe politikës gjermane, njeri nder ta edhe z. Klaus Wowereit kryetar i Berlinit.