Follow us on:

Ambasadori Mirdita dorëzon dëftesat

Ambasadori i Republikës se Kosovës z. Dr Vilson Mirdita mori pjesë ne ceremoninë e ndarjes së certifikatave të studimeve Master në qytetin Halle të Gjermanisë.

Z. Dr. Vilson Mirdita, Ambasador i Republikës se Kosovës se bashku me Drejtorin e Institutit për Hulumtime për kujdes shëndetësor dhe të Fakultetit të Mjekësisë në Halle të Gjermanisë Prof. Dr. Johann Behrens, në kuadër të ceremonisë së dorëzimit ju dorëzuan Bursisteve të Shërbimit Akademik Gjerman për Shkëmbim (DAAD) certifikatat e studimeve Master. Me këtë përfaqësuesi i Republikës së Kosovës nderoi përfundimin më sukses të studimeve nga bursistët e vendi të tij dhe ata nga Evropa juglindore. Në fjalën e tij përshëndetëse Dr. Mirdita theksoi në veçanti rolin e Gjermanisë pos të tjerash edhe në rindërtimin akademik të shtetit të ri të Kosovës. Ambasadori Mirdita lavdëroi edhe bashkëpunimin mes Rektorateve të Fakultetit të Mjekësisë nga Universiteti Martin Luther dhe atij të Universitetit të Prishtinës, dhe propozoi që përveç bursave studimore te ndahen edhe bursa për praktika apo për projekte të ndryshme hulumtuese. Kjo ide gjeti përkrahje edhe të Dekani i ardhshëm Prof. Dr. Michael Gekle dhe drejtoresha e Infermierisë Znj. Susann Krasemann të cilët theksuan se në bazë te të arriturave të deritashme në këtë institucion patjetër se në të ardhmen do të rezultojnë edhe forma të tjera të bashkëpunimit. Të pranishmit i përshëndeti edhe z. Dr. Rer. Medic.

Petrit Beqiri ishte folësi tjetër i zgjedhur nga vet ky institucion.

Bursistet qe morën Diplomën Master ishin: Fatmire Mustafa, Alida Ramaj, dhe Idriz Sopjani.