Ekspozitë në Ambasadën e Kosovës
Berlin, 19 tetor 2017 – Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, është hapur ekspozita personale e Beatrice Nunold, e titulluar “Was bleibt…“.Në ekspozitë u treguan piktura dhe instalacione në hapësirën e Ambasadës. Ekspozita e titulluar “Çka mbetet…” përmban piktura, kolazhe dhe triptikë.
Me një fjalë rasti, të pranishmit i përshëndeti zëvendësambasadori, Astrit Zemaj, si dhe Shota Bukoshi, këshilltare në Ambasadë, e cila është përgjegjëse për kulturë. Artistja Beatrice Nunold kishte përgatitur një refleksion mbi veprimtarinë e saj.
Më pas, mysafiret kishin rastin te shkëmbejnë përshtypjet e tyre në një koktej rasti.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun për tre muaj.