Follow us on:

I ngarkuari me Punë, Astrit Zemaj viziton Landin e Sachsen-Anhalt

Berlin, 17 janar 2018 - Në kuadër të bashkëpunimit me njësitë federale të RFGJ-së, I ngarkuari me Punë a.i (u.d. Ambasadorit), i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Astrit Zemaj, ka vizituar Landin e Sachsen-Anhalt. Ai ka marrë pjesë në pritjen e fillimvitit të organizuar në Magdeburg për Shefat e Misioneve Diplomatike, me ftesë të Kryeministrit të Landit (shtetit) Sachsen-Anhalt, Dr.Reiner Haseloff.

Nëtakim me kryeministrin Haseloff, Zemaj e ka falënderuar shtetin dhe popullingjerman për përkrahjen dhe angazhimin e vazhdueshëm  të Gjermanisë përRepublikën e Kosovës në të gjitha proceset, si dhe për kontributin epjesëtarëve të forcave ushtarake gjermane të këtij Landi të angazhuara nëkuadër të KFOR-t për lirinë, si dhe partner të vendit tonë për paqen dhesigurinë në Republikën e Kosovës.

 

Nëmargjinat e kësaj vizite, u.d. Ambasadorit, z. Zemaj, është takuar edhe me zëvendëskryeministrat e këtij Landi dhe disa ministra të resorëve për çështje të punës,të integrimeve, të ekonomisë, të brendshme me të cilët është biseduar në lëmite resorëve përkatëse. Thellimi i bashkëpunimit  të drejtpërdrejtë edhe meLandet gjermane dhe në rastin konkret me Landin e Sachen Anhalt-it ështëprioritet i Ambasadës dhe institucioneve të vendit tonë,  ka deklaruar z. Zemaj.