Follow us on:

Në Berlin mbahet tryeza e rrumbullakët për bujqësinë dhe zhvillimin rural për Ballkanin Perëndimor

Berlin, 21 janar 2018 - Është mbajtur në Berlin, tryeza e rrumbullakët për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor. Si një ngjarje në kontekstin e Javës Ndërkombëtare të Gjelbër (IGW) dhe Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA) në Berlin, ajo ka zhvilluar punimet e saj nën patronatin e Ministrit Federal të Bujqësisë dhe Ushqimit së RFGJ-së, z. Chrsitian Schmidt, si dhe Grupit për Bashkëpunim Juglindor në Gjermani në koordinim me Grupin Punues të Përhershëm për Zhvillim Rural (SWG) të Evropës juglindore.

Kjokonferencë kishte për qëllim që ministrat pjesëmarrës nga vendet e BallkanitPerëndimor, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dheSerbia,  të shkëmbejnë idetë dhe objektivat e tyre mbi procesin ekonvergjencës drejt BE-së në sektorin e bujqësisë dhe në perspektivat esektorit bujqësor, si dhe zhvillimit të zonave rurale në vendet e BallkanitPerëndimor.


Të pranishmeve u është drejtuar edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dheZhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, z. Nenad Rikallo, i cili i ka folurpër të arriturat, objektivat dhe projektet e Ministrisë të cilën ai e drejton,si dhe për mundësinë e bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimordhe pwrtej saj. Ministri Rikallo i shoqëruar edhe nga i Ngarkuari me Punë iRKS-së në Gjermani (u.d. Ambasadori), z. Astrit Zemaj, si dhe delegacioni ngaMinistria përkatëse në margjinat e këtij takimi kanë pasur një takim të shkurtëedhe me ministrin e Bujqësisë të Gjermanisë, z. Christian Schmidt me të cilinështë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit  mes dy Ministrive dhevendeve tona. Takime të ndara kanë zhvilluar edhe ministrat e shteteve pjesëmarrësenë konferencë.