Follow us on:

Mbrëmje letrare në Literaturhaus Berlin

Me 14 mars në ora 20:00 bëhet leximi dhe promovimi i librit Aleksandër Moisiut nga Rüdiger Schaper në Literaturhaus Berlin

Me 14 mars në Berlin do të bëhet promovimi i librit biografik për aktorin e madh shqiptar, Aleksandër Moisiu. Në këtë promovim do të lexojnë autori Rüdiger Schaper në gjuhen gjermane dhe përkthyesja Feride Xh. Berisha në gjuhen shqipe ndërsa do të moderohet nga Cord Pagenstecher-Shtëpia Botuese PA.


Gjithashtu në kuadër të këtij aktiviteti kulturor do të ketë edhe një ekspozitë online me fotografi nga jeta e Aleksandër Moisiut, me koncentrim natyrisht në rolet e tija më të njohura.


Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e filloi në Austri, e zhvilloi në Berlin e në tërë botën, ndërsa e përfundoi ne Itali. Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Moisiu, i cili vdiq në vitin 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne.


Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Traduki dhe u botua në nëntor të vitit të kaluar.


Mbrëmja letrare mbështetet nga Ambasada e Republikës së Kosovës ndërsa mbahet në Literaturhaus Berlin, Kaminzimmer, Fasanenstraße 23, 10719 Berlin (U-Bhf Kurfürstendamm) me fillim nga ora 20:00.


Ju ftojmë që edhe ju të bëheni pjesë e këtij eventi kulturor.