Follow us on:

Natën e Ballkanit

Të premten, 1 qershor 2018, ne ora 20.00, në Babylon, Rosa-Luxemburg-Straße 30, 10178 Berlin

Në kuadër te organizimeve kulturore per 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, vijon prezantimi i ardhshëm.


Ne natën e Ballkanit do te prezantohen nder tjerat tekstet e poetes Ervina Halili nga Kosova. Ne ketë mbrëmje znj Halili do te lexoj nga libri i saj “Der Schlaf des Oktopus” (Gjumi i oktapodit), i cili është i publikuar në gjuhën gjermane dhe shqipe.


Ambasada e Kosovës ne Berlin përkrahe ketë mbrëmje letrare dhe muzikore nga Ballkani. Një mbrëmje e mbushur me poezi, humor, melankoli, ritëm dhe plot lule dhe ndjenja të mëdha.


Për Ervina Halilin


Poezitë e Halilit, siç e thotë dhe ajo vetë, janë fjalëkryqe fragmentarë, përmes të cilave përvijohet realiteti. Ajo në poezinë e saj punon me copëza mitologjike, figura përrallash dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me të magjishmen. 


Kjo ngjarje është e organizuar nga Traduki ne kuadër te Natës se Gjate te Ideve të Ministrisë se Punëve te Jashtme te Gjermanisë dhe ne bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kroacisë, Ambasadës se Republikës se Kosovës, Pro Helvetia, Shtëpia botuese Guggolz  dhe Instituti kulturor Rumun ne Berlin.