Follow us on:

Frankfurter Allgemeine Zeitung për emërimin e Beqë Cufajt Ambasador të Kosovës në Gjermani

Gazeta më e njohur e Gjermanisë, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në edicionin e saj të së dielës (FAS) ka njoftuar për emërimin e Beqë Cufajt, Ambasador të Republikës së Kosovës në Gjermani.

“Shkrimtari, Beqë Cufaj do të jetë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin. Cufaj, i cili në të kaluarën me familjen ka jetuar në Stuttgart (“Last Exit Degerloch” titullohet një pjesë teatrore e shkruar nga ai) u bë i njohur nga viti 1999 me esetë e tij mbresëlënëse të cilat i shkruajti gjatë e pas luftës së Kosovës për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Sueddeutsche Zeitung” dhe “Neue Zuercher Zeitung”. Më vonë ai ka raportuar edhe nga Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës për procesin ndaj Slobodan Milosheviqit“, shkruan kjo gazetë.


Mëpas FAZ e së dielës njofton që Beqë Cufaj është „propozuar për Ambasador nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ishte gjatë luftës së Kosovës një nga Komandantët forcave guerlile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po kështu u desht të paraqitej para Tribunalit të Hagës mirëpo u lirua nga të gjitha aktakuzat. „Edhe ashtu e kam parë veten si Ambasador, nga pozita e shkrimtarit“, thotë 47 vjeçari i cili në Gjermani ka botuar dy romane , “Shkëlqimi i Huaj” dhe “projekt@party”.


Së fundmi ai ka punuar në një roman në të cilin, siç tregon Cufaj, flitet për çështjen e refugjatëve. Mirëpo ky libër duhet të presë tashti“, shkruan kjo Franfkurter Allgemeine Zeitung.