Follow us on:

Nga Shkrimtar në Ambasador: Jeta e dyfishtë e Beqë Cufajt

Deri më tashti shkrimtari që jetonte në Stuttgart-Degerloch ka shkruar romane mbresëlënëse me potencial shpërthyes për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Tani ai do t’i ndërron anët dhe shkon si Ambasador i vendit të vogël ballkanik në Berlin.


Stefan Kister*


Shkrimtarët janë ambasadorë të së vërtetës edhe atëherë kur e vërteta letrare u nënshtrohet ligjeve të letërsisë.


Kështu ata munden përshembull t’u ndërmjetësojnë lexuesve të tyre se si ndjehen kur nganjë qyshk i botës vijnë në Gjermaninë e largët në mënyrë të ta kërkojnë një copëz fat, dhe në vend të kësaj ndeshen vetëm me probleme.


Shkrimtari shqiptar nga Kosova Beqë Cufaj në romanin e tij ”Shkëlqimi i huaj” ka rrëfyer për këtë: çfarë dmth t’i takosh një popull nga i cili njëri prej heronjve të romanit thotë, e tëra që nga ai mund të mësohet është se si mund të arrihet që një jetë të tërë të mos arrish të shkëputesh nga vështirësitë.


Tash vite të tëra jeton Beqë Cufaj me familjen e tij në Degerloch. Këtë paradite ai ka simpatizuar me vajzën e tij të vogël me ekipin e vogëlusheve nëfushën e futbollit të SV Hoffeld ku ajo luan- dhe mbase ky simpatizim i babait që ekipi i saj të fitonte këtë ndeshje me rezultatin tre me zero. Mirëpo asaj së shpejti i duhet ta gjejë një ekip të ri. Disa rrëfime emigrimi mbase mund të fillojnë ashtu që kthesat kanë të bëjnë me tragjiken- rrëfime që vet Cufaj i ka treguar. Mirëpo rrëfimi i tij ka kahje tjetër. Nuk ka të bëjë me dëbim, as me shkëlqimin e huaj të rrejshëm, por me një mision të çuditshëm. Kjo sepse shkrimtari i lindur në vitin 1970 në Kosovë do të jetë Ambasador i vendit të tij në Berlin.


Kosova ka shënuar në Shkurt dhjetëvjetorin e pavarësisë pamundur të thuhet që shteti më i ri i Europës ende ka arritur të shkëputet nga vështirësitë. Vetëm para pak kohësh misioni i drejtësisë i BE-së EULEX i cili ka mbushur 10 vjet ka ndalur punën në këtë vend.


Ky Mision i cili është ballafaquar me vështirësi për shkak të mungesës së fuqisë ekzektues edhe akuzave për korrupsion është ballafaquar me kritika të mëdha. Edhe për këtë Cufaj ka shkruar në romanin e tij që pat ngjallur shumë vëmendje: ‘projekt@party’ është libri ku ai rrëfen për mizerjen sociale, ekonomike e politike të një vendi ku një armatë e tërë e ndihmaçarëve të bashkësisë ndërkombëtare ngrisin dhe etablojnë një lloj regjimi humanitarësh.


Në Kosovë Gjermania është vendi më i dashur


Deri më tashti familja e Beqë Cufajt ka jetuar ballë për ballë me shtëpinë kuka jetuar ish-Presidenti i parë i Gjermanisë Theodor Heuss. Dhe tani para Cufajt është akreditimi tekPresidenti Frank Walter Steinmeier në Schloss Bellevue. Nuk është për t’u çuditur, kur shkrimtari i përzemërt dhe me temperant, edhe vet nuk mund ta besojë në cilin film është futur. Dhe duket sikur këtë pasdite me diell po e shijon kohën e lirë të fundit që i ka mbetur me Jeans dhe këmishë të hapur duke pirë kafenë, para se të futet në vijat e diplomacisë me rregullat strikte të paraqitjeve publike.


Me 20 Shkurt të vitit 2008 Republika Federale e Gjermanisë ka pranuar Kosovën si shtet sovran. Ndryshe prej shteteve tjera të BE-së, Sllovakia, Rumania, Greqia dheQipro, të cilat kanë edhe vet probleme të pazgjidhura me pakicat dhe për këtë arsye s’e kanë njohur shtetin e ri. Në vitin 2009 në Berlin Kosova hapiAmbasadën e saj në kuadër të së cilës janë edhe katër konsullata. Udhëheqësi më i lartë i tyre tani do tëjetë një shkrimtar i cili para 22 vjetësh gjatë konfliktit të armatosur mes Serbisë e Kosovës ishtegazetar i Akredituar në Bonn. Atë botë, Steinmeier ishte shef i Zyrës së Kancelarit.


Njihen nga ato kohëra. ”Steinmeier din çdo gjë për Ballkanin”, thotë Beqë Cufaj. Lart e vlerëson ai sidomos faktin që Steinmeier kishte ardhur në ceremoninë e varrimit të Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të vendit që atbotë ishte ende nën administrimin e OKB-së pas çlirimit ngaSerbia, duke dhënë kështu një sinjal të qartë.


”Sinjal nga Berlini- këtë e presin njerëzit në Kosovë”, thotëCufaj i cili tani më nuk tingëllon si shkrimtar por më shumë si dikush që provon ta prekë një regjistër të ri gjuhësor.


”Gjermania është vendi më i dashur për Kosovën, vetëm në Berlin duket që këtë nuk e din askush. Këtu jeton pjesa më e madhe e Diasporës së Kosovës në Europë. Dhe këta njerëz nuk janë më të njejtit që ishin para 20 vjetësh. Në ndërkohë ata janë mjeshtër, kopshtarë, gastronomë, akademikë e sipërmarrës të Zotët, të vyeshëm”.


Si shkojnë bashkë letërsia me gjuhën e rregulluar zyrtare?


Sado që është arritur në fushën e integrimit po aq është edhe sfidë çështja e përmirësimit të komunikimit. Kosova vlerësohet si një vend thellësisht i korruptuar si një vrimë e zezë e Ballkanit. ”Tëgjitha vendeve të Ballkanit u është mundësuar liberalizimi i vizave vetëm Kosovës jo dhe kjo është e turpshme”. Atij i dhemb sidomos kur Kryeministri i Baden Wuerttembergut Winfried Kretschmann në vizitën e tij tëfundit në Ballkan ndaloi nëSerbi, Kroaci e Bosnje por jo edhe në Kosovë të cilën e anashkaloi. ”Kjo duhet të ndryshojë. Në Baden- Wuerttemberg jetojnë rreth 100.000 shqiptarë nga Kosova”. Derisa njeriu e dëgjon Ambasadorin e dezignuar nuk ka si të pyetet se a e krijon letërsia atë që quhet shikim i tjetër suar dhe me kontradikta? Apo si durohet të futesh në shërbimin e tjetërsuar të gjuhës së rregullave të miratuara? Beqë Cufaj nuk sheh tek misionet në fjalë një thyerje. ”Unë kam qenë gjithmonë politik dhe në shkrimet e mia gjithmonë kam rrëfyer për nevojën e drejtësisë në jetën e njerëzve dhe këtë do ta bëj edhe në funksionin tim të ri”.


Një mik i tij i mirë është edhe shkrimtari serb Dragan Velikiq. Edhe ai ishte në shërbimin diplomatik si Ambasador i Serbisë nëAustri. Atij i ishte dhënë udhëzimi, siç rrëfen Beqë Cufaj, që të rrinte larg diplomatëve kosovarë nëAustri. Mirëpo pa ardhur mirë nëVjenë, ai kishte përshëndetur kolegët e tij nga shteti më i ri i Kosovës. Ndoshta për shkrimtarët, vlejnë rregulla tjera mirëkuptimi, më universale, përtej të të gjitha protokolleve.


Beqë Cufaj sheh në detyrën e tij të re nevojën që marrëdhëniet të marrin një vrull të ri. Familja e rrënjëzuar në thellësi të suebjane i gëzohet ajrit berlinez. ”Nuk është gjithmonë lehtë të jetosh me artistët“, thotë Cufaj duke lëvizur sytë dhe shton „me diplomatët do tëjetë më lehtë”.


*Botuar në Stuttgarter Zeitung dhe Stuttgarter Nachrichten