Follow us on:

Ambasadori Beqë Cufaj dorëzoi Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, sot ka dorëzuar Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Ambasadori Cufaj i shoqëruar nga Bashkëshortja dhe dy vajzat si dhe Koloneli i FSK-së, Xhavit Sadriaj, Këshilltari Lulëzim Pllana dhe Zëvendëskonsullja Leonita Harxhi, është pritur nga Garda e Nderit e Republikës Federale të Gjermanisë dhe në praninë e mediave si dhe nën përcjelljen e Bashkëpunëtorëve të Presidentit të Gjermanisë Steinmeier, pasi ka kryer procedurën e paraparë, në takimin me Presidentin e Gjermanisë pasi i ka përcjellur përshëndetjet e Presidnetit, Kryeministrit dhe krerëve tjerë të shtetit të Kosovës ka falenderuar Presidentin Steinmeier për angazhimin e tij prej mëse 20 vjetësh në të gjitha funksionet për Kosovën dhe qytetarët e Saj.