Follow us on:

Shënohet 10 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Kosovë- Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani organizoi një manifestim festiv në të cilin u shënua vënia e Marrëdhënieve Diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin zyrtarë të lartë nga Qeveria e Kosovës dhe Gjermanisë. Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli pokështu përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti ndërsa në cilësinë e Nikoqirit Ambasadori Beqë Cufaj pokështu u dëshiroi mirëseardhje Mysafirëve.

Në emër të Qeverisë së Gjermanisë manifestimin e përshëndeti Ambasadori Michael Siebert.

Atmosfera u bë edhe më festive kur para të pranishmëve u shfaqën edhe artistet nga Kosova, Jeta Çitaku, Ermira Çitaku dhe Alberta Troni.