Follow us on:

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale Björn Böhning pret Ambasadorin Cufaj

Berlin, 4 mars 2019- Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale Björn Böhning ka pritur në Ambientet e kësaj Ministrie, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj. Në këtë takim është disktuar mes tjerash me pikëshikim drejt procesit të integrimeve europiane bashkëpunimi mes dy vendeve dhe shkëmbimi në fushën e punës dhe çështjeve sociale, ka thënë Sekretari Shtetëror Böhning.

Në qendër të bisedimeve mes Ambasadorit Cufaj dhe Z. Böhning ishin sfidat aktuale në fushën e punësimit dhe politikave sociale. Konkretisht është folur për mënyrën e përgatitjes profesionale për rininë si dhe për migrimin e rregullt të forcave të punës me përgatitje profesionale nga Kosova në Gjermani. Dialogu mes Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Repubublikës së Kosovës do të intensifikohet edhe më tej ishte konkluza e këtij takimi.