Follow us on:

Ambasadori Cufaj mysafir i Presidentit të FC Bayern Uli Hoeneß

Me ftesë të Presidentit të FC Bayern Uli Hoeneß Ambasadori Beqë Cufaj ka qëndruar në Allianz Arena ku së bashku me z. Hoeneß kanë përcjellur ndeshjen mes Hertha dhe Bayern. Uli Hoeneß ka dhënë kontribut të posaçëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Në vitin 1999 ai kishte ngritur zërin dhe kishte ndihmuar refugjatët e luftës së Kosovës.

20 vite mëpas, Ambasadori i Republikës së Kosovës i ka shprehur z. Hoeneß falenderimet nga Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj dhe Ministri i Jashtëm Pacolli si dhe i ka dorëzuar atij një Mirënjohje të Veçantë nga Kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi.