Follow us on:

Ambasadori Cufaj takohet me Serketarin Shtetëror të Ministrisë së Komunikacionit Guido Beermann

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë është pritur sot në Ministrinë e Komunikacionit dhe Digjitalizimit nga Sekretari Shtetëror i kësaj Ministrie, z. Guido Beermann.Në këtë takim, Ambasadori Cufaj dhe Sekretari Shtetëror Beermann pasi kanë konstatuar që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme kanë biseduar edhe për temat konkrete në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

Çështja e Marrëveshjes bilaterale për Transportin Rrugor mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë është avancuar dhe në pjesën e dytë të këtij viti pritet të nënshkruhet marrëveshja mes dy shteteve.

Pika tjetër e diskutimit ishte njohja reciproke e patenshoferëve mes shtetasve të Kosovës dhe të Gjermanisë.

Sekretari Shtetëror Beermann me bashkëpunëtoret e kanë informuar Ambasadorin Cufaj që Kosova tashmë ka aplikuar për njohjen e patenshoferëve dhe se lënda në fjalë po trajtohet në mënyrë që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve sa më shpejt që të jetë e mundur duke potencuar që për këtë çështje pos Ministrisë vendosin edhe 16 Republikat e Gjermanisë paralelisht.

Beermann ka premtuar që duke patur parasysh pyetjet e shumta me të cilat Qeveria e Kosovës dhe Misioni i Republikës së Kosovës kanë në Gjermani kjo çështje do të përshpejtohet. Njëkohësisht Sekretari Shtetëror Beermann e ka informuar Ambasadorin Cufaj që do të trajtojnë me priroitet nevojën që për shtetasit e Kosovës të mundësohet kalimi i testeve për patentëshoferët në gjuhën shqipe në krejt Gjermani derisa të arrihet marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke për njohjen e patenshoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.