Follow us on:

Ambasadori Beqë Cufaj takon Drejtorin e Panairit të Leipzigut Oliver Zille

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj i shoqëruar nga Këshilltari i Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve Kujtim Gashi, z. Samir Hoxha, është takuar sot me Drejtorin e Panairit të Librit në Leipzig Oliver Zille.Pasi e ka përgëzuar për pjesmarrjen e Republikës së Kosovës në këtë Panair, Drejtori i Panirit të Librit z. Zille ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të pranisë së Kosovës në këtë Panair duke theksuar që ai dhe ekipi i tij drejtues edhe në të ardhmen do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar praninë e vlerave kulturore të Kosovës në këtë Panair.

Ambasadori Beqë Cufaj e ka falenderuar Drejtorin e Panairit të Leipzigut z. Zille në emër të Ministrit Gashi dhe ka siguruar atë që nga ky vit vendi ynë do të prezantohet me autorë dhe stendën e posaçme në mënyrë të rregullt. Cufaj pokështu e ka ftuar z. Zile për vizitë në Kosovë dhe e ka siguruar atë që paraqitja e Kosovës sivjet nuk është e rastësishme por nga ky vit, vendi ynë do ta shëndërrojë në traditë pjesmarrjen e vendit tonë në këtë Panair të rëndësishëm të Librit ku sidomos autorët luajnë një rol të rëndësishëm me prezantimet e tyre.

Ambasadori Cufaj pokështu ka qëndruar edhe në Stendën e Republikës së Kosovës në këtë Panair dhe ka marrë pjesë në një diskutim për Letërsinë dhe Politikën me ish- Ambasadorin e Serbisë në Austri dhe shkrimtarin serb Dragan Velikiq, në kuadër të "Cafe Europa", e cila organizohet nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë dhe Rrjeti Kulturor Traduki.