Follow us on:

Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj në Berlin

Me ftesë të kancerlares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit të Frances Emmanuel Macron, liderët e Ballkanit Perendimor janë takuar ne Berlin për të diskutuar zhvillimet në rajon dhe perspektiven evropiane të këtyre vendeve.

Me këtë rast ambasadori Beqë Cufaj priti ne ambasadën e Kosovës në Berlin, Presidentin e Republikës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, ku kishin diskutime me ndërmarrës, qytetarë nga diaspora dhe mergata, që jetojnë dhe veprojnë në Berlin dhe Brandenburg. Temë e diskutimeve ishte perfshirja e diaspores me investime ne zhvillimin ekonomik te Kosovës.