Follow us on:

Intervistë me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka dhënë një intervistë për revistën kryesore të Diplomatëve në Gjermani, Diplo Magazine, e cila botohet në dy gjuhë- gjermanisht dhe anglisht në muajin Qershor. Në intervistën 10 faqëshe diplomati nga Kosova, Beqë Cufaj i cili më parë kishte punuar si gazetar dhe shkrimtar, ka folur për situatën aktuale në Kosovë, sfidat por edhe sukseset e vendit që ai përfaqëson në Gjermani.

Duke u ndërlidhur me 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Cufaj ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e intervenimit të NATO-s atbotë duke thënë se vet fakti që në Ballkan tash 20 vjet po mbretëron paqe. Cufaj pokështu ka vënë thekskin tek marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Gjermanisë duke potencuar që me vet faktin që në Gjermani jetojnë rreth 400.000 shtetas nga Kosova dmth. që Gjermania për Kosovën është atdheu i dytë.


Revista Diplo Magazine i ka kushtuar pos intervistës me Ambasadorin Cufaj edhe 5 faqe turizmit të Kosovës. Kjo revistë botohet në 30.000 ekzemplarë dhe është e abonuar nga të gjitha institucionet kryesore të Gjermanisë si dhe përfaqësitë diplomatike nga mbarë bota në Berlin dhe Gjermani.

Linku ku mund të lexoni intervistën e Ambasadorit Cufaj:


https://www.diplomatisches-magazin.de/en/article/interview-mit-dem-botschafter-des-kosovo-se-beqe-cufaj-sowohl-die-vollstaendige-anerkennung-durch/