Follow us on:

Ambasadori Beqë Cufaj në Pritjen Tradicionale të Kancelares Merkel

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj, mori pjesë në pritjen tradicionale vjetore të Kancelares gjermane Angela Merkel për Trupin Diplomatik në Kalanë e Mesebergut.

Vizitorët përfshinin ambasadorë të shteteve të akredituara në Gjermani, si dhe krerët e disa organizatave ndërkombëtare me seli në Gjermani.

Kancelarja Merkel dhe Dekani i Korit Diplomatik, Kryepeshkopi Nikola Eteroviq, mbajtën me këtë rast nga një fjalim të shkurtër.