Follow us on:

Njoftim mbi kriteret për Aplikim/Regjistrim për Votim jashtë Kosovës

Në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sëKosovës, që do të mbahen me datën 6 tetor 2019, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Rregullës Zgjedhore Nr. 03/2013 Votimit Jashtë Kosovës, është i obliguar që t’ju mundësojë votimin përmes postës të gjithë qytetarëve që janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që jetojnë jashtë Kosovës; dhe qytetarëve që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që në bazë të Ligjit për shtetësi kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të drejtë për të votuar.

Para Periudhës së Votimit, qytetarët duhet që, së pari të aplikojnë për tu regjistruar.

Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës, fillon me datën 30 gusht 2019 dhe përfundon me datën 10 shtator 2019.

Andaj, me qëllim të informimit sa më të saktë të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për të drejtën e votës, gjegjësisht për pajisjen me formularë për regjistrim, KQZ-ja gjithashtu, materiale për Regjistrim ju dërgon edhe Pikave Shpërndarëse, si Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës dhe personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat kanë shtrirje në diasporë, përmes pikave të tyre kontaktuese.

Ju informojnë gjithashtu se, roli i pikave shpërndarëse në procesin zgjedhor, përgjatë periudhës së aplikimit për regjistrim, ka të bëjë vetëm me informimin e qytetarëve të interesuar për pjesëmarrje në votim për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datën 6 tetor 2019, ku pikat shpërndarëse do të shërbejnë si mundësi apo adresë, ku qytetarët e interesuar mund të pajisen me formularët për aplikim dhe të marrin informata për kohën dhe mënyrën e aplikimit dhe për mënyrën e dorëzimit të aplikacioneve në adresën e KQZ-së.

Formularët mund t’i shkarkoni duke klikuar:
1. FORMULAR I APLIKIMIT PËR VOTIM JASHTË KOSOVËS;
2. FORMULARI I REGJISTRIMIT DHE APLIKIMIT PËR VOTIM JASHTË KOSOVËS;

Për kriteret juridike mbi të drejtën e votës dhe informata të tjera, klikoni në linkun:
http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/