Follow us on:

Beqë Cufaj Ambasador jo-rezident në Mbretërinë e Danimarkës

Kopenhagë, 10 tetor 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, paraqiti letrat kredenciale si Ambasador jorezident i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës.

Në një ceremoni solemne, Ambasadori Cufaj dorëzoi letrat kredenciale për Mbretëreshën Margrethe II.

Ambasadori Cufaj shprehu falënderimet dhe mirënjohjet e Presidentit, popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën e Mbretërisë së Danimarkës, si dhe dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve.

Me këtë akt të dorëzimit të letrave kredenciale për Mbretëreshën Margrethe II, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani mbulon Mbretërinë e Danimarkës si një mision diplomatik jo-rezident, të akredituar në Kopenhagë.