Follow us on:

Republikës së Kosovës i shtohen edhe dy Konsullata të reja në Gjermani

Hamburg, dhetor 2019 – Republika e Kosovës, gjatë dhjetorit, ka hapur edhe dy Konsullata të Përgjithshme në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në ceremonitë festive të hapjes së këtyre dy konsullatave, në Duesseldorf dhe Hamburg, kanë marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z.Behgjet Pacolli dhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani, z.Beqë Cufaj.

Të pranishëm në këto aktivitete ishin po ashtu edhe pjestarë të Korit Diplomatik, bashkëqytetarë të shumtë dhe media vendore e gjermane.

Në Gjermani, Kosova ka mision e jashtëm më të madh se kudo tjetër. Me Konsullatat e Përgjithshme në Munih, Stuttgart, Franfkurt am Main, Duesseldorf, Hamburg dhe Ambasadën në Berlin, Republika e Kosovës tashmë përmbyll rrethin e pranisë së saj të plotë në Republikën Federale të Gjermanisë.