Follow us on:

Në Gjermani nis promovimi i bizneseve kosovare

Berlin, 24 shkurt 2020 - Në Berlin, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) bashkë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani, filluan serinë e takimeve për promovim të bizneseve kosovare.

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Berlin, z. Beqë Cufaj, sukseset e tyre para audiencës gjermane i shpalosën drejtorët e tre kompanive anëtare të OEGJK-së: z. Oliver Winter, CEO i A&O Hostel; znj. Hana Qerimi, COO dhe bashkëthemeluese e Shkollës Dixhitale; dhe z. Hubertus Rick, Drejtues i Ekipit në kompaninë Buchhaltung Discount Services.

Këto janë vetëm disa nga storiet e suksesit, që dëshmojnë se si një vendim i mirë mund të sjellë përfitim të madh dhe zhvillim jo vetëm për biznesin, por edhe për vendin. Këto takime do të vazhdojnë të mbahen përgjatë gjithë vitit në Gjermani.