Follow us on:

Ambasadori Kullashi në takim në Ambasadën e Senegalit në Paris

Paris, 22 korrik 2014 - Ambasadori Kullashi pati takim në Ambasadën e Senegalit në Paris me Ambasadorin Paul Badji. Tema kryesore e këtij takimi njëorësh ishte anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Në fillim M. Kullashi e njoftoi Ambasadorin Badji se Delegacioni i MPJ-së që duhej të shkonte në Dakar, për një takim në MPJ të Senegalit, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OIF, nuk ka patur mundësinë të realizojë këtë vizitë me 25 korrik, duke propozuar shtyrjen e takimit për fillim të muajit të shtatorit.

Ambasadori Badji u zotua ta njoftoj Ministrinë e vet lidhur me këtë ndryshim të terminit për takimin midis dy delegacioneve.

Më pastaj, M. Kullashi përkujtoi, në bisedë, argumentet kryesore që shkojnë në favor të mbështetjes së kandidaturës së  Kosovës për t’u bërë anëtarë-vëzhgues pranë OIF : ato historiko-kulturore, pastaj aspiratën e Kosovës që të zgjërojnë pranëninë e saj pranë organizatave të rëndësishme ndërkombërtare dhe synimin për të marrë pjesë në projektet e përbashkta të familjes së vendeve të Organizatës së Frankofonisë.

U bisedua edhe lidhur me rezervat që kanë disa shtete që ende nuk e kanë njohur.

Ambsadaori Kullashi përkujtoi se Kosova më parë është bërë anëtare e FMN-së, Bankës Botërore ose edhe e Bankës evropiane për zhvillim e rikonstruktim edhe me votat e vendeve që ende nuk e kishin njohur si shtet të pavarur.

Në atë masë sa OIF është kryesisht organizatë për bashkëpunim kulturor, nuk do të duhej që shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, të pengojnë praninë dhe pjesmarrjen e Kosovës në këtë organizatë  dhe aktivitet e saj.

Kjo vlenë aq më tepër, shtoi M. Kullashi, kur dihet se artikulli i parë i Kartës së OIF e definon këtë me aktivitete të solidaritetit që synpjnë paqën dhe bashkëpunimin midis shteteve e popujëve : një numër i konsiderueshëm i shteteve frankofone ka marrë pjesë në arritjen e paqës në Kosovë e rajon, por edhe në rindërtimin e vendit dhe mbështetjen e pranisë së tij pranë organizatave ndërkombëtare.

Ambasadori Badji u zotua që, bashkë me kolegët e vet në MPJ të Senegalit, të zhvilloi të gjitha demarshet e nevojshme në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në OIF.

Ai përkujtoi, se gjatë tetë vitetve, si diplomat i deleguar pranë OKB-së, është marrë me çështjen e Kosovës dhe ka mbështetur pavarësinë e saj.

Të dy ambsadorët u morën vesh të jenë në kontakt të rregullt, sidomos në këtë periudhë deri në mbajtjen e Samitit të Shefave të shteteve dhe qeverive të OIF, që mbahet në Dakar në fund të muajit nëntor.