Follow us on:

Ambasadori Kullashi mori pjesë në festën shtetërore të Egjiptit

Paris, 26 qershor 2014 - Ambasadori Kullashi mori pjesë në festën shtetërore të Egjiptit, në Ambasadën e Egjiptit ne Paris.

Me këtë rast, ai bisedoi edhe me Ambasadoret e Çadit dhe Guinese Bisao, për kërkesen e bërë më parë, për vendosjen e mardhënieve diplomatike.

Homologëja e këtij vendit tha se është në pritje të përgjigjes,menjëherë pasi të formohet qeveria e re, meqë porsa janë mbajtur zgjedhjet.

Ambasadori i Çadit, z.Taha tha se po e pret përgjigjen e Ministrisë së vet dhe se shpreson se ajo nuk do tË vonoj, duke saktësuar se gjatë verës  ai do të jetë në Paris. 

Amabsadori  Kullashi bisedoi, në këtë ceremoni, edhe me Ambasadorin e Tunizisë, z. Fekih, rreth gjasave për njohje të Kosovës.

Ai u takua njëherit këtu edhe aktorin e mirënjohur egjiptas Omar Sharif, i cili tani katër vite jeton në Paris.