Follow us on:

Ambasadori Kullashi priti në Ambasadën e Kosovës, Ambasadorin e porsaemërur të Burundit

Paris, 29 Gusht 2014 - Ambasadori Kullashi priti në Ambasadën e Kosovës, Ambasadorin e porsaemërur të Burundit në Francë, z.Diuedonné Ndabarra Shimana.

Z. Shimana e njoftoi Z. Kullashin me zhvillimet politike e ekonomike në vendin e tij : përpjekjet që qeveria e këtij vendi bën për të mundësuar funksionimin e institucioneve publike, për t’iu bërë kërkesave për punësim e zhvillim ekonomik, në një vend që mban ende gjurmët e konflikteve të brendshme.

Z. Shimana tha se vendi i tij është i interesuar që të zhvilloj një bashkëpunim me institucionet e Kosovës, se është i intersuar sa për investime aq edhe për ekspertë në fushën e minierave, veçanërisht.

Ai përcolli njëherit falemnderit nga Ministri i vet i Punëve të jashtme për Ministrin Hoxhaj, pas letrës që kishte marrë prej tij.
Ambasadori Kullashi e falemnderoi Ambasadorin Shimana për njohjen e Kosovës e pastaj e njoftoi atë me zhvillimet më të reja në fushën e politikës dhe ekonomisë, në Kosovë.

Më pastaj, M. Kullashi propozoi që të dy Ambasadat, me pëlqimin e Ministrive të tyre, të lidhin një marrëveshje për vendosjen e mardhënieve diplomatike, marrëveshje kjo që do të bënte të mund t’ishte pikënisje për formulimin e projekteve të përbashkëta në lëmenjë të ndryshëm, veçanërisht atë të ekonomisë.

Ambasadori Shimana u pajtua që pasi ta ketë marrë kërkesën e shkruar nga Ambasada e Kosovës në Paris, do të kërkoj autorizimin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje në Ambasadën e Kosovës në Paris.

Më pastaj, Z.Kullashi kërkoi të sigurohet nga Ambasadori Shimana se vendi i tij do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OIF.

Ai theksoi se kjo mbështetje nuk do të mungoj dhe se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do ishte një suazë e dobishme për bashkëpunim.