Follow us on:

Ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentit François Hollande si ko-princë i Andorrës

Paris, 23 Korrik 2014 - pas dite, Ambasadori Kullashi mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentit François Hollande si ko-princë i Andorrës, në pallatin Elysée.

Në këtë ceremoni, letrat kredenciale, si Ambasadorë jo-rezident në Andorrë, i dorëzuan njëzet Ambasador (Francës, SHBA-ve, Japonisë, Italisë, Greqisë, Sërbisë, Zvicrës, Senegalit, etj.).
Ishte i pranishëm edhe Ministri i Punëve të jashtme të Andorrës, z. Gilbert Saboya, Ambasadorja e Andorës në Francë, zonja Font, dhe anëtarët e kabinetit të Ministrit si dhe të Presidentit Hollande.
Në fillim Presidenti Hollande, pasi përshëndeti Ambasadorët, përkujtoi historikun principatës së Andorës dhe lidhjet e saj me Francën, natyrën e sovranitetit të ndarë, rolit që sot ka Andorra në politikën ndërkombëtare, e njëherit çmoi edhe reformat e fundit që i ka bërë ky vend, përfshirë edhe ato në fushën e fiskalitetit.
Pas këtij fjalimi, Ambasadorët, sipas datës së dorëzimit të letrave kredenciale ko-princit të Andorrës, në Andorrë, i dorëzuan Presidentit Holland letrat kredenciale.
Pas Ambasadores së Francës dhe Ambasadorit të Gjeorgjisë, letrat kredenciale të Presidentes Atifete Jahjaga Presidentit Hollande ia dorëzoi Ambasadori Kullashi.
Pas dorëzimit të letrave kredenciale të njëzet Ambasadorëve, në koktejin e organizuar, u zhvillua një bisedë e Ambasadorëve me Presidentin Hollande dhe me Ministrin e Andorrës Saboya.
Ambasadori Kullashi pati rastin të ketë një bisedë të shkurtër me Presidentin Hollande : më këtë rast ai falemnderoi Presidentin francez për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës, në momentet më dramatike të historisë së saj, në luftën për pavarësi, në rindërtimin e vendit dhe të institucioneve të tij, e njëherit në procesin e njohjeve dhe integrimin brenda organizmave të ndryshme ndërkombëtare.
Z. Kullashi theksoi se autoritetet politike të Kosovës dhe populli i Kosovës kultivojnë ndjenjën e mirënjohjes për këtë mbështetje.
M. Kullashi njërherazi bëri një rezyme të shkurtët të arriturave kryesore të Kosovës, në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm, në veçanti rrugëtimin e saj kah BE-ja, viteve të fundit.
Në fund ai shfaqi shpresën se Franca do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj dhe në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Presidenti Hollande falemnderoi Ambasadorin Kullashi në veçanti për fjalët e mirënjohjes që autoritetet e Kosovës dhe populli i Kosovës ndjejnë karshi Francës.
Ai theksoi se Franca do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.
Më pastaj, Kullashi falemnderoi Ministrin e Punëve të jashtme të Andorrës, z. Saboya, për mbështetjen e vendosur për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë.
Në këtë ceremoni, M. Kullashi pati rastin të këmbej mendime edhe me Ambasadorët e Greqisë, Italisë dhe Zvicrës (të akredituar në Madrid), të Gjeorgjisë, Malit të Zi dhe Meksikës.
Me ambasadorin e ri të Meksikës, z. Augustin Garcia-Lopez-Laoeza, Kullashi bisedoi për një takim të ardhshëm në Ambasadën e Meksikës.