Follow us on:

Ambasadori Kullashi takohet me Abasadorin e Avganistanit pranë UNESCo-së

Paris, 27 Janar 2015 - Ambasadori Kullashi pati takim në UNESCO me Ambasadorin e Avganistanit, pranë kësaj instance ndërkombëtare, z. Mohammad Kacem Fazelly.

Në një bisedë prej një orë e gjysëm, z. Kullashi se pari enjoftoi z. Fazelly për punën e institucioneve të Kosovës në mbrojtjen emonumenteve të kulturës, për bashkëpunimin e deritashëm të Ambasadës së Kosovësnë Paris me Ambasadorët e UNESCO-s, pjesmarrjen në manifestimet kulturore eshkencore, të organizuara nga UNESCO, për dokumentete e dërguara Drejtoreshessë Përgjithshme, zonjës Bokova dhe ambasadorëve, lidhur me gjendjen e 4monumenteve mesjetare në Kosovë, që janë nën mbrojtje të UNESCO-s, për debatetpranë Komitetit për trashëgimi kulturore.
Më pastaj, Ambasadori Kullashi bëri një paraqitje të argumenteve përse Kosovadëshiron këtë vit  të paraqesëkandidaturën e vet për anëtarësim  nëUNESCO, dhe ia dha një tekts prej 9 faqesh ku zhvillohen këto argumente.
Njeri nga argumentet kryesore ka të bëjë me vullnetin e Qeverisë së Kosovës përta zgjëruar praninë dhe aktivitetet ndërkombëtare të Kosovës, për pjesmarrje tësaj në projekte të përbashkëta me anëtarë të tjerë, në fushat arsimore,shkencore, kulturore por edhe në mbrojtjen e trashëgimisë botërore të natyrës(pyjet, fjala vjen), projekte këto që i zhvillon UNESCO.
Ambasadori Fazelly theksoi se kërkesën për mbështetje të anëtarësimit tëKosovës në UNESCO do t’ia dërgoj Ministrisë së vet, por se nuk dyshon fare sepërgjigja do të jetë pozitive.
Pastaj u bisedua për çështje të procedurës që duhet ndjekur për anëtarësim, përtrajtimin e kërkesës nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s (i përbërë nga 58 vende,midis tyre edhe Avganistani), për rekomandimin që ky Këshill pastaj ia dërgonKonferencës së Përgjithshme, mbledhja e së cilës mbahet në fund të Nëntorit dheku vendimi merret me dy të tretat e voitave të votuesëve (ambasadorëve) tëpranishëm.
Ambasadori Fazelly u zotua se do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës edhe pranëdisa ambasadorëve të vendeve të tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Te dy Ambasadorët u morën vesh të mbesin në kontakt lidhur me zhvillimet brendaUNESCO-s, gjatë zhvillimeve, në veçanti para mbajtjes së Sesioneve të KëshillitEkzekutiv, e pastaj edhe të Konferencës së Përgjithshme.