Follow us on:

Ambasadori Kullashi në selinë e UNESCO-së me Ambasadorin e Beninit

Paris, 28 Janar - Ambasadori Kullashi pati një takim me Ambasadorin e Beninit në UNESCO, z. Jean Orou.

AmbasadoriOrou, deri para një muaji, ishte Kryetar i grupit të Ambasadorëve të vendeve Afrikanepranë UNESCO-së, e tani këtë funksion e ka marr Ambasadori i Kamerunit, z.Mbela Mbela. Ambasadori Kullashi e njoftoi z. Jean Orou (ish Ministër i arsimitnë vendin e vet) për bashkëpunimin e deritashëm me Ambasadorët e UNESCO-s,pastaj për projektin e anëtarësimit të Kosovës, këtë vit në UNESCO, dukezhvilluar disa nga argumentet kryesore në favor të këtij projekti, në radhë tëparë vullnetin për pjesmarrje në projekte të përbashkëta në fushën e arsimit,të kërkimeve shkencore, në fushën e kulturës dhe në mbrojtjen e monumenteve tëkulturës dhe trashëgimisë botërore të natyrës.
Sa i takon, fushës së arsimit z. Kullashi e njoftoi Ambasadorin Oru përstrukturën e moshës së popullësisë së Kosovës (50%  me moshë deri 27 vjeç) dhe faktin se Kosovaka disa qindra mijë nxënës e studentë, e nga ky fakt mund të kuptohet sa erëndësishme do të jetë pjesmarrja në projekte zhvëllimore të arsimit tëUNESCO-s.
Por, ai shtoi se Kosova ka potencialin  enjë trashëgimie të kulturës artistike si edhe materiale që, përmes këmbimeve dot’i kontribuojë begatimit të aktiviteteve kulturore të UNESCO-s.
Ambasadori Oru u interesua edhe për praninë e Kosovës në organizata tjerandërkombëtare dhe rajonale, për bashkëpunimin me vende tjera dhe sidomos me atotë rajonit, e në veçanti për procesin e normalizimit të mardhënieve me Sërbinëdhe për shkallën e realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara.
Ambasadori Oru theksoi se është i bindur se vendi i tij do ta mbështesëfuqishëm anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, jo vetëm pse e ka njohur Kosovën,por pse në këtë mënyrë i kontribuon frymës së bashkëpunimit në rafshinndërkombëtar.