Follow us on:

Ambasadori Kullashi pati takim në UNESCO me Ambasadoren e El Salvadorit

Paris, 29 Janar 2015 - Ambasadori Kullashi pati takim në UNESCO me Ambasadoren e El Salvadorit, anëtare e Këshillit Ekzekutiv, zonjën Lorena Sol de Pool.

Ambasadorjade Pool që në fillim foli për kënaqësinë që vendi i saj njohu Kosovën, e bindurse “kjo njohje e merituar është dashur të bëhej edhe më heret”.
Ajo përmendi pastaj ngjarjet që i kishin mbetur në kujtesë nga intervenimi i Nato-spër shpëtimin  e popullit të Kosovës sidhe më vonë me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Z. Kullashi e njoftoi Ambasadoren de Pool për projektin që Kosova këtë vit tëkandidoj për anëtarësim në UNESCO, në vazhdën e integrimit të saj në organizatandërkombëtare, e njëherit shtroi kërkesën për mbështetjen e këtij anëtarësiminga vendi i saj.
Zonja de Pool tha se do ta përcjell këtë kërkesë në Ministrin e saj duke shtuarse është e bindur se përgjigja do të jetë pozitive.