Follow us on:

Ambasadori Kullashi pati takim në Ambasadën e Pakistanit në Paris

Paris, 30 Janar 2015 - Ambasadori Kullashi pati takim, në Ambasadën e Pakistanit në Paris me Ambasadorin z. Ghalib Iqbal, Ambasdor në UNESCO e njëherit Ambasador bilateral.

Z.Kullashi e njoftoi z. Iqbal me zhvillimet politike e ekonomike në Kosovë erajon, me perspektivën evropiane të Kosovës, me procesin e normalizimit tëmardhënieve me Sërbinë, me procesin e njohjeve dhe me anëtarësimin e Kosovës nëorganizata ndërkombëtare dhe rajonale.
Më pastaj, Kullashi bëri një paraqitje të arsyeve kryesore për paraqitjen ekandidaturës së Kosovës në UNESCO si dhe argumenteve që mund të shërbejnë simbështetje për legjitimimin e kësaj kërkese.
Ambasadori Iqbal theksoi se ka patur rastin të dëgjoj në UNESCO për problemelidhur me monumentet mesjetare të sërbëve në Kosovë, disa prej të cilave janënë mbrojtje të UNESCO-s. Ambasadori Kullashi shpjegoi se kishat ortodokseserbe, me përjashtim të disa dëmtimeve gjatë luftës 1998-99, si dhe gjatëtrazirave të 17, 18 dhe 19 marsit 2004, janë të mbrojtura kryesisht nga policiae Kosovës.
Ai shtoi se Parlementi i Kosovës në vitin 2004 pat nda shumën prej 6.000.000eurove për riparimin e disa kishave të dëmtuara, se at vit u themelua njëorganizëm i përbashkët, i sajuar nga dy institucione të Sërbisë dhe dy tëKosovës, si dhe me ndërmjetësimin e BE-së, e cila gjatë disa viteve u patpërkujdesur për mbrojtjen e këtyre monumenteve.
Mirëpo, me shpalljen e pavarësisë me 2008, pala sërbe u tërhoq nga kyorganizëm.
Më tutje, Ambasadori Kullashi, theksoi se institucionet e Kosovës kanë treguargadishmëri për të bashkëpunuar me UNESCO-n dhe me institucionet e Sërbisëlidhur me mbrojtjen e monumenteve mesjetare në Kosovë, por se nuk kanë hasur nëpërgjigje e gadishmëri nga këto institucione.
Muhamedin Kullashi shfaqi bindjen se pikërisht me anëtarësimin e Kosovës, e jome pengimin e anëtarësimit të saj, do të tejkalohet kjo situatë bllokade edhelidhur me kishat ortodokse që janë nën mbrojtje të UNESCO-së, dhe se do të mundtë bëhet një punë e përbashkët edhe në këtë lëmë.
Mirëpo, theksoi z. Kullashi, Kosova dëshiron të bëhet anëtare edhe për arsye tëtjera: të bashkëpunojë në projekte të përbashkëta, me vendje të tjera, nëfushën e arsimit, të kulturës, të kërkimeve shkencore, në mbrojtjen etrashëgimisë botërore të natyrës(pyjet, uji, etj.)