Follow us on:

Ambasadori Kullashi në pritjen e organizuar nga Ministri i PJ të Francës z. Laurent Fabius

Paris 26 Janar 2015 - me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme z. Laurent Fabius, Ambasadori Kullashi mori pjesë në pritjen për Ambasadorët në Quai d’Orsay.

Me këtërast Ministri Fabius mbajti një fjalë lidhur me prioritetet e politikës sëjashtme të Francës.
Në fillimi të fjalimit përkujtoi situatën që u krijua pas atentateve terroristenë Paris, më të rëndat, në 40 vitet e fundit, dhe qasjen politike ndaj kësaj ngjarjedhe pyetjet që dolën për opinionin e gjerë dhe institucionet franceze.
Sikurse edhe Presidenti Hollande, Ministri Fabius theksoi se “Franca nuk ështënë luftë kundër islamit por kundër terroristëve” e në anën tjetër nënvizoifaktin se manifestimet e solidaritetit kundër akteve terroriste arritën tëartikulojnë një pozicion të dinjitetshëm, që përmban kritikën e krimit kundrejtlirisë së shprehjes, pa u kapluar nga urrejtja kundër bashkësive muslimane aposhteteve muslimane.
Z. Fabius përkujtoi se Franca është e angazhuar në luftimet kundërfundamentalizmit islamist në Mali, sa për ta mbëshetur një shtet mik aq edhestabilitetin e një rajoni në Afrikë, i rëndësishëm edhe për stabilitetin eFrancës dhe Evropës, e jo vetëm të interesave gjeopolitike e ekonomike të tyre.
Në të njëjtën mënyrë, shtoi Fabius, angazhimi i Francës në bombardimin etrupave dhe instalimeve të ISIS-it në Irak, përkrah aleatëve, ka për qëllim tëluftojë përhapjen e ndikimit të strukturave politiko-ushtarake të rrezikshmepër tërë Lindjen e Mesme por edhe për Evropën dhe Perëndimin në përgjithësi.
Në të njëjtën kohë, Fabius theksoi se Franca zhvillon mardhënie miqësore, nëshumë fusha, me shtetet dhe popujt musliman në disa kontinente.
Në planin e brendshëm, luftimi i ideologjive teroriste, zhvillohet në disanivele.
Meqë, këto ideologji, për arsye të ndryshme, përfshi edhe ato socio-ekonomikedhe vështirësi të adaptimit të disa kategorive të rinjëve brenda shoqërisë sësotme, kanë shtrirë ndikimin te disa shtresa të të rinjëve, madje jo vetëm tëatyre me origjinë arabo-muslimane.
Krahas punës në sistemin arsimor, fillor e të mesëm, parashihet njëintensifikim i veprimtarisë së shoqatave të shoqërisë civile në trajtimin,brenda hapësirës publike, të temave mbi shtetin dhe religjionin, mbi specifikate laicizmit francez, mbi shkaqet e lindjes dhe përhapjes së fundamentalizmitislamist, që i shtynë disa të rinjë të sakrifikojnë jetën e tyre për “shtetinislamist në Siri apo në Irak”.
Z. Fabius foli edhe për zhvillimet politike e ekonomike brenda Bashkësisëevropiane dhe për rolin e Francës dhe Gjermanisë në përballimin e problemeve qëveprojnë brenda saj.
Z. Fabius përmendi me këtë rast edhe rëndësinë që i kushton Franca Konferencëssë ardhshme ndërkombëtare mbi ngrohjen  eplanetit dhe ndryshimet klimatike, që do të mbahet në fund të këtij viti nëafërsi të Parisit në Bourget.
Në mbarim të fjalimit të vet, L. Fabius luti Ambasadorët e pranishëm që t’ipërcjellin Qeverive të tyre dëshirat më të mira për prosperitetin dhemirëqenien e vendit të tyre.
Më pastaj, Ministri Fabius përshendeti veç e veç dhe këmbeu disa fjalë rasti meAmbasadorët e akredituar në Francë.
Ministri Fabius, në bisedën e shkurtë me Ambasadorin Kullashi shprehumirënjohjen për praninë e zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës në Marshinrepublikan të 11 janarit.
Ambasadori Kullashi tha se Kosova, autoritet e saj dhe populli, janë mirënjohëspër mbështetjen që Franca i jap, në veçanti në rafshin ndërkombëtar, përfshiedhe mbështetjen e fundit për anëtarësim në Organizatën ndërkombëtare tëFrankofonisë.
Më pastaj, Kullashi bisedoi me Ministren për Frankofoni zonjën Annick Girardin,për mundësitë që i ofrohen Kosovës në bashkëpunim me sektorë të ndryshëm tëOIF-it në Paris.
Me Ministrin për punë evropiane, z. Harlem Désir, z. Kullashi bisedoi  për punën që po zhvillojnë institucionet eKosovës në nivele të ndryshme, për përmbushjen e standardeve që i kërkon BE-jadhe Komisioni evropian, nga vendet që synojnë të anëtarësohen.
Muhamedin Kullashi bisedoi edhe me këshilltarin e Ministrit Fabius për Afrikën,z. Guillaume Lacroix. Duke e falemnderuar për mbështetjen e deritashme që MPJ eFrancës i ka dhënë Kosovës edhe lidhur me njohjet që kanë ardhur nga vendetafrikane, sidomos te ato ku Franca ka ndikim më të madh Kullashi shprehushpresën se kjo ndihëm nuk do të mungoj as tani, në zgjërimin e njohjeve qëKosova i pret veçmas nga disa shtete afrikane (Tunizia, Mali, GuinejaEkuatoriale etj.).
Këshilltari i Ministrit Lacroix u pajtua për një takim të ardhëm me Ambasadorinlidhur me shqyrtimin e demarsheve karshi disa shteteve afrikane, lidhur menjohjen e Kosovës.
Me Ambasadoren e Guinesë Bisao, zonjën Lima Barber, z. Kullashi bisedoi përpritjen e pëlqimit të Ministrisë së saj që të nënshkruhet Marrëvshja përvendosjen e mardhënieve diplomatike, sidomos pasi Ministri i PJ të këtij vendi,në Samitin e Dakar-it,i  kishte premtuarambasdorit Kullashi se do të miret me këtë kërkesë të Ambasadës së Kosovës.
Ambasadori Kullashi, më pastaj bisedoi me ambsadoren e Nikaraguas, zonjën RuthTapia Roa, për gjasët që, në një të ardhme të afërt Nikaragua ta njohë Kosovën.
Zonja Roa shpjegoi se në radhët e një numri të konsiderueshëm të vendeve tëAmerikës Latine ende nuk është kristalizuar vullneti politik për të shkuar kahnjohja e Kosovës.
Ajo zuri në gojë disa arsye të karakterit ideologjik, rezervat ndajintervenimit të NATO-s që u interpretuan nga disa si “mjet për ekspanzionin eSHBA-ve”, por edhe distancën gjeografike dhe mungesën e motivimeve ekonomike,që mund të dilnin nga njohja.
Z. Kullashi theksoi se, megjithatë, disa shtete latinoamerikane, sikurse edhedisa qarqe politike e intelektuale në këto vende, nuk e shikojnë intervenimin eNATO-s si “mjet i politikës imperialiste amerikane”, por si një ndërhyrje që umotivua sa nga mosparnimi i krimeve masive të civilëve aq edhe nga brenga përçështje të sigurisë dhe stabilitetit të Evropës.
Ambasadori Kullashi shtoi se historiku i shtetformimeve të vendevelatinoamerikane ka disa elemente të përbashkëta me lindjen e shteteve të rejapas shembjes së federatave komuniste në Evropën qëndrore e lindore, e sidomosme aspiratën për liri të popujëve, në rastin e Kosovës madje e legjitimuar mevendimin e GJND-së.
Ambasadorja Roa u pajtua për një takim në ambasadën e Nikaraguas lidhur measpekte të ndryshme të mundësisë së njohjes së Kosovës.
Me Ambasadoren e Haitit zonjën Vanessa Matignon, Kullashi bisedoi për një takimtë ardhshëm lidhur me mbështetjen e Haitit për anëtarësimin e Kosovën nëUNESCO, si edhe për nënshkrimin e një marrveshje për vendosjen  e mardhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Për këtë temë të dytë Kullashi bisedoi me këtë rast edhe me ambasadorin eCadit, z. Brahim Taha.
Z. Taha, shfaqi shpresën se përgjigja nga Ministria e tij nuk do do të vonohet,ndonëse theksoi se shteti i tij, e në veçanti operacionet ushtarake të vendittë tij janë shtuar në shtetet e rajonit, përfshi edhe në zonat kufitare meNigjerinë kundër grupit “Boko Haram” por edhe kundër grupeve të islamizmitradikal në Mali. Këto situata të luftës, bëjnë që vëmendja e Qeverisë së tyretë jetë e kapur me  “çështje mëurgjente”.
Me Ambasadoren e Austrisë Ursula Plashnik Kullashi bisedoi lidhur me takimin eardhshëm që ka me ambasadorin e Austrisë në UNESCO, e njëherit kërkoi ndjesë qënuk mund të marrë pjesë në takimi n e organizuar në Ambasadën e Austrisë, me 2shkurt, në praninë e ekspertëve francez lidhur me aspektet gjeopolitike tëluftimit të ISISI-t, ngase atë ditë do të jetë në Prishtinë.
Ambasadori Kullashi njëherit shprehu mirënjohjen autoriteteve të Austrisë përshpërblimin që së voni iu dha ZV-Kryeministrit Thaçi në Vjenë. U bisedua edhelidhur me Samitin e  Vjenës, ku kancelariaustriak dhe kancelarja gjermane do të jenë nikoqirë për shefat e shteteve tëBallkanit.
Me Ambasadorin e Maqedonisë, z. Agron Buxhaku, z. Kullashi bisedoi për njëtakim, në Ambasadën e tij, kushtuar mbështetjes që ky mund t’i jap anëtarësimittë Kosovës në UNESCO, duke qenë se është anëtarë i Këshillit ekzekutiv  të këtij agjencioni të OKB-së.