Follow us on:

Ambasadori Kullashi takohet me z. Mathew Sudders, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar pranë UNESCO-s

Paris, 09 Shkurt 2015 - Ambasadori Kullashi pati një takim njëorësh me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në UNESCO, z.Mathew Sudders, anëtar i Këshillit Ekzekutiv.

Paris, 09Shkurt 2015 - Ambasadori Kullashi pati një takim njëorësh me Ambasadorin eBritanisë së Madhe në UNESCO, z.MathewSudders, anëtar i Këshillit Ekzekutiv.
Ambasadori Kullashi ishte takuar edhe më parë me Ambasadorin Sudders lidhur medebatet në Komitetin për trashëgimi të kulturës në UNESCO, në veçanti përmonumentet mesjetare që janë nën mbrojtje të UNESCO-s por edhe për projektin eKosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate të OKB-së.

Në këtë takimu bisedua kryesisht për gjasat që Kosova këtë vit të anëtarësohet në UNESCO.
Ambasadori Sudders u pajtua me konstatimet e Ambasadorit Kullashi se gjasat përanëtarësimin e Kosovës janë të konsiderueshme, marrë parasysh argumentet qëlidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Z. Kullashi shtoi, se vitin e kaluar Kosova pati projektin që të anëtarësohetnë OBSH, një organizëm tjetër i OKB-së, por se ky projekt u shty për më vonë,edhe në saje të këshillave të zyrtarët të disa vendeve aleate, që kanëkonsideruar se duhet pritur momentin e duhur. 
Tani ndërkaq, nënvizoi Muhamedin Kullashi, kur Kosova është e njohur nga 108shtete, dhe anëtare e 36 organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, është momentii duhur për anëtarësim. Arsyeshmëria e paraqitjes së kandidaturës këtëvit lidhet edhe me faktin se Kosova ka nevojë vitale, nevojë për rritjen eshpresave të kosovarëve që të marrin pjesë në projektet e shumta të UNESCO-s, nëfushën e arsimit e edukimit, në fushën e kulturës, shkencës dhe mbrojtjes sëtrashëgimisë kulturore e natyrore.
Në favor të këtij anëtarësimi, shtoi Ambasadori Kullashi është tanimë njënumër i konsiderueshëm i Ambasadorëve të UNESCO-së, pikërisht pse marrinparasysh argumente të ndryshme që dalin edhe nga vet parimet e UNESCO-së poredhe faktin se Kosova ka arrijtë të dëshmojë se është subjekt  i përgjegjshëm në bashkëpunimin ndërkombëtar,në plotësimin e obligimeve të veta në organizata të ndryshmendërkombëtare e rajonale. Ambasadori Kullashi evokoi faktin se edhe atovende që më parë kontestonin legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës në emër tëparimeve të së drejtës ndërkombëtare, tani e kanë të vështirë të injorojnëvendimin e GJND-së, ku theksohet se procesi i ndërtimit të institucioneve tëKosovës është zhvilluar brenda pranisë së OKB-së.