Follow us on:

Letra e Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, z. LaurentFabius, drejtuar Ambasadorit Kullashi për Festën e Pavarësisë së Kosovës

Paris, 19 Shkurt 2015 - Zotëri Ambasador, Me rastin e festës shtetërore të Republikës së Kosovës, jam i lumtur t’ju dërgoj, juve dhe bashkëpunëtorëve tuaj, urimet më të ngrohta.

Të jeni të bindur përgadishmërinë e Francës që të vazhdojë të mbështes ndërtimin e shtetit tuaj multietnik, dhe për dëshirën tonë që të zhvillojmë mardhënie bilaterale gjithnjë  e më të afërta e më miqësore, sidomos duke patur objektivin për të rritur këmbimet tona në të gjitha fushat, përfshi edhe atë ekonomike.

Ju e dini se vendi i juaj mund të llogarisë në mbështetjen dhe ekspertizën tone në vazhdimin e reformave të domosdoshme në rrugëtimin evropian, në veçanti në lëmin e shtetit juridik dhe luftës kundër korrupsionit.
Jam i gëzuar me cilësinë e bashkëpunimit tonë në të gjitha lëmenjtë : e drejta, kultura, shkencat, arsimi,shëndetësi, bujqësia, ambienti.
Hapja në muajin mars e ekspozitës “Zotërat e Ballkanit”,në Muzeun e arkeologjisë nacionale në Saint Germain en Lay, do të jetë një rast i mirë për ta nderuar vendin e juaj në Francë dhe për t’i bërë më të njohura begatitë e tij kulturore.
E çmoj angazhimin e juaj në konsolidimin e mardhënieve tona dhe jam i gëzuar që do të mund të vazhdojë të bashkëpunoj me ju sa i takon këtij objektivi.
Duke ju përsëritur urimet e mia më të mira, ju lutem pranoni, Zotëri Ambasador, shprehjen e ndjenjave të mia më të mira.

 

LaurentFabius                 Paris, me 17 shkurt 2015.