Follow us on:

Ambasadori Kullashi në Ambasadën e Austrisë pranë OECD-së në Paris

Paris, 09 Shkurt 2015 - Ambasadori Kullashi mori pjesë në një drekë pune, të organizuar nga Ambasada e Austrisë pranë OECD-së në Paris, ku ishin të ftuar të gjithë Ambasadorët e vendeve të Ballkanit.

Veç nikoqires, Ambasadores sëAustrisë pranë OECD, zonjës Marlies STUBITS-WEIDINGER, ishin të pranishëm edhe  Drejtori iMardhënieve ndërkombëtare të OECD-së, z. Marcos Bonturi dhe Shefja eDelegacionit të Bashkësisë evropiane pranë OECD-së dhe UNESCo-së, zonjaMaria-Francesca Spatolisano.
Tema kryesore e këtij takimi ishte pjesëmarrja e vendeve të Evropës Juglindore brendaProgramit rajonal, në programe të investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik në lëmenjtë infrastrukturës, të reformave ekonomike, të bujqësisë por edhe të arsimitdhe kulturës.
Së pari lidhur me këtë temë foli Ambasadorja e Austrisë zonja Weidinger, pastajDrejtori Bonturi dhe Shefja e delegacionit të BE-së pranë OECD-së, zonjaSpatolisano.
Më pastaj, Ambasadorët e Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë, Kosovës,Bullgarisë, Rumanisë dhe Sërbisë folën për aspekte të ndryshme të pjesëmarrjessë vendeve të tyre në programe zhvillimore që lidhen me OECDE-n dhebashkëpunimin e Programit regjional të Evropës juglindore me këtë organizatë tërëndësishme ekonomike ndërqeveritare (e themeluar në vitin 1960).
Ambasadori Kullashi theksoi se Kosova është e interesuar që të marrë pjesë nëkëto projekte zhvillimore, qoftë në lëmen e infrastrukturës, në atë tëbujqësisë apo edhe të arsimit.

Në fund të takimit z. Kullashi umor vesh me Drejtorin e OECD-së z. Bonturi për një takim të ardhshëm lidhur memundësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në këto projekte zhvillimore e njëheritedhe me shefen e Delegacionit të BE-së, zonjën Spatolisano, sa për bashkëpuniminme OECD-n, aq edhe kërkimin e mbështetjes së delegacionit të BE-së, të cilinajo e udhëheqë, edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.