Follow us on:

Ambasadori Kullashi takohet me Zyrtarë të lartë te MPJ-së të Francës

Paris, 10 Shkurt 2015 - Ambasadori Kullashi pati një takim dy orësh me Drejtorin për Evropën kontinentale, z. Eric Fournier dhe me ZV-Drejtorin e Ballkanit në MPJ-n franceze, z. Guillaume Rousson.

U bisedua për zhvillimet më tëreja politike e ekonomike në Kosovë e rajon, për bashkëpunimin midis institucionevetë dy vendeve, në lëmenj të ndryshëm, për nënshkrimin e marrëveshjes së remidis Kosovës dhe Sërbisë në Bruksel, për protestat në Prishtinë, për shkaqet emigrimit të kosovarëve kah vendet perëndimore, për ekspozitën e ardhshme tëMuzeut të Kosovës në Muzeun e Saint-Germain-en- Lay, në praninë e dy Ministravetë Kulturës.
U bisedua edhe për disa zhvillime në Maqedoni.

Më pastaj z. Kullashiriaktualizoi çështjen e vizitës zyrtare të Ministrit Thaçi në Paris.
Drejtori Fournier u zotua se do të angazhohet që kjo vizitë e Ministrit Thaçitë realizohet pikërisht me rastin e hapjes së ekspozitës, me 21 mars, e pastajtë organizohet takimi me Ministrin Laurent Fabius.
Ambasadori Kullashi u njoftua pokështu se Ministri i Punëve tê Brendshme têKosovës, z. Skender Hyseni me 11  do tëketë një takim zyrtar në Paris me Ministrin e Punëve të brendshme tê FrancËs,z. Bernard Caseneuve.Gjatë bisedës lidhur me shkaqet emigrimit të shtuar të kosovarëve, kohëve të fundit, z. Kullashi theksoi seduhet të mirët seriozisht edhe faktori demografik: shtimi i popullsisë, dukshëmmë i theksuar se te vendet tjera të rajonit, që kanë rënie të theksuar, bën qëçdo vit në tregun e Kosovës dalin së paku 30.000 të rinj që kërkojnë në punë;ndonëse ekonomia e Kosovës ka një rritë midis 3% dhe 4 % , ajo megjithatë nukka si të absorbojë brenda ekonomisë së vetë dhe institucioneve të tjera, njënumër kaq të madh  të të rinjëve.
Së këndejmi, ai theksoi se shpreson se vendet e zhvilluara të BE-së do tëtregojnë një gatishmëri për zgjidhjen e këtij problemi, së paku duke ofruarmundësi për punësimin sezonal të të rinjëve, aq më tepër kur edhe Kosova ështëvend që të bëhet doemos pjesë e BE-së.U bisedua pastaj edhe për rrjetetmafioze rajonale që përfitojnë me organizimin e udhëtimit ilegal të kosovarëvekah vendet perëndimore, dhe nevojën e bashkëpunimit jo vetëm të vendeve të rajonit(e theksuar edhe në takimin e fundit të dy delegacioneve në Bruksel), por edheme ato të vendeve të zhvilluara të BE-së.U bisedua pastaj edhe për disamundësi të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Francës në fushën e kulturës nëpërgjithësi dhe në atë të frankofonisë në veçanti.
Mundësi këto që do të trajtohen edhe me rastin me takimit të Ministrave tëkulturës  të dy vendeve me 21 mars nëParis.