REGJISTRI I DIASPORËS DHE MËRGATËS
Ministria e Diasporës (MeD), në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe institucionet e tjera vendëse dhe ndërkombëtare, organizon dhe realizon hartimin e Regjistrit të Mërgimtarëve, shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre.Mërgimtar apo pjesëtar i diasporës është: çdo person që ka vendbanim ose vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje familjare nga Kosova.
Regjistri i mërgimtarëve përfshinë:
Numrin dhe shpërndarjen gjeografike të diasporës dhe mërgatës;
Strukturën demografike (emri, mbiemri, mosha, data e lindjes, vendi i lindjes, vendi i banimit, shtetësia, shkollimi, statusi martesor, etniciteti, arsyeja e shpërnguljes, punësimi, profesioni, viti i migrimit).
Qëllimi: Të dhënat e siguruara nga Regjistri, kanë për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.
Format e regjistrimit:
Forma elektronike (online) në linkun; www.rdks.info, www.rd.rks-gov.net
Nëpërmjet pyetësorëve (në formë të shtypur).
Forma elektronike: regjistrimi (aplikacioni online) nënkupton vendosjen e një platforme, ku respodentëve u mundësohet plotësimi i pyetësorëve drejtpërsëdrejti nëpërmjet internetit (aplikacion online), ku do të jetë në funksion 24 orë brenda ditës, në afatin e përcaktuar kohor.
Forma përmes formularëve: regjistrimi përmes formularëve do të bëhet:
Në Ministrinë e Diasporës (MeD);
Në të gjitha ambasadat/konsullatat e Republikës Kosovës;
Në Qendrat Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën (aty ku themelohen);
Në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës;
Në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Metoda e marrje-dorëzimit të formularëve:
Respodentët mund ti marrin formularët ti plotësoj dhe ti dorëzoj në cilëndo pikë të afërt: në MeD, ambasada, konsullata, pikë kalime kufitare dhe në komunat e Republikës së Kosovës.
Dorëzimi mund të bëhet drejtpërsëdrejti edhe nëpërmjet postës.
Mbrojtja e të dhënave personale: Të dhënave personale janë te mbrojtura me Ligjin nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ju lutem për çdo informatë dhe paqartësi, na kontaktoni:
Email: xhevat.hulaj@rks-gov.net
Tel: 00381 38 200 17 011
Me respekt,
Xhevat Hulaj,
Zyrtar i lart në MeD